Institucionet e shtetit në objekte ilegale!

    Në komunën e Dibrës sipas të dhënave zyrtare një pjesë e madhe e objekteve të institucioneve vazhdojnë të jenë të paregjistruara.

    Për kundër faktit se janë të ndërtuara dekada më parë, ata nuk figurojnë në regjistrin të objekteve që i evidenton kadastra. Është një dukuri e cila sipas kompetentëve duhet të tejkalohet me një angazhim plotësues të institucioneve qendrore por edhe lokale. Mes objekteve të paregjistruara ka shkolla, institucione administrative, institucione shëndetësore etj. Në kadastrën në Dibër thonë se meqë bëhet fjalë për pronësi të institucioneve publike nevojitet një angazhim më i madh për regjistrimin e tyre nga ana e udhëheqësve, e sidomos edhe angazhimi i pushtetit lokal.

    Në Dibër edhe pse ka objektet të institucioneve të cilët janë ndërtuara qysh në kohën e monizmit, ata vazhdojnë të mos figurojnë në regjistrin kompetent. Është kjo një dukuri e cila çudit qytetarët të cilët me të drejtë pyesin se si ka ndodhur që objektet të institucioneve të mos regjistrohen. Në bisedën që patëm me udhëheqësin e Njësisë të Kadastrës në Dibër Sait Abazoski, për gazetën Koha, ai konfirmoi se kemi institucione të cilët nuk i kanë regjistruar objektet e tyre.

    Sipas tij, nuk është shfrytëzuar edhe mundësia për regjistrimin e tyre edhe gjatë procesit të legalizimit të objekteve.

    “Ka pasur institucione të cilët meqë nuk i kanë pasur të regjistruar objektet, e kanë bërë atë regjistrim duke shfrytëzuar procesin e legalizimit. Kështu ka ndodhur me Qendrën për Kulturë, disa objektet shkollore, por njëkohësisht ka institucione lokale të cilët kanë filluar të merren me grumbullimin të dokumentacionit dhe pastaj për t’i regjistruar pasurit që posedojnë. Por, qëndron fakti se nevojitet një aktivitet më i madh i pushtetit vendor që nëpërmjet udhëheqësve të institucioneve që janë në nivel lokal të merren me çështjen në fjalë”, tha Abazoski.

    Ai shtoi se objekti i ri i gjimnazit të Dibrës për shkaqe të ndryshme nuk është evidentuar në regjistrin të objekteve. Për këtë problem ka pasur debate edhe në institucionet lokale por deri tani objekti nuk është regjistruar.

    Në anën tjetër, të dhënat e kadastrës thonë se në disa shkolla fillore ka pjesë të objekteve të cilat nuk janë të regjistruar ose është i regjistruar vetëm kati përdhes por jo edhe kati i dytë dhe i tretë.

    “Poashtu nuk janë të regjistruar disa objekte të Spitalit të Përgjithshëm në Dibër. Ai potencon se në Dibër poashtu nuk janë regjistruar edhe disa objektet të institucioneve të objekteve administrative. Gjithashtu nuk figuron i regjistruar as objekti me rindërtime i organizatës Komunale të Kryqit të Kuq në Dibër, ku i ka edhe zyrat Kadastra”, deklaroi ai.

    Në Njësinë për Kadastër thonë se në një situatë të këtillë kur shumë objektet të institucioneve vazhdojnë të mos figurojnë në regjistrin të pasurive, nevojitet një angazhim maksimal i udhëheqësve respektivisht drejtorëve të institucioneve. Është kjo një nevojë e patjetërsueshme me qëllim që institucionet të kenë pasurit e veta dhe të dihet e kujt është pasuria. Një iniciativë në këtë drejtim do të ishte mirë të merr Komuna e Dibrës meqë ka shumë institucione që kanë këta probleme e që janë në nivel lokal.

    Lajmi Paraprak

    Konferenca e Munihut: Shumë retorikë, pak veprime dhe disa lajme të këqija në mes

    Lajmi i rradhës

    Thesari i shtetit hedh sërish miliona për “Hekurudhat”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë