Thesari i shtetit hedh sërish miliona për “Hekurudhat”

    Hekurudha, fotografi ilustruese

    Pavarësisht në fund të vitit të kaluar, me blerjen e aksioneve, Qeveria i aprovoi 16 milionë euro para të jashtëzakonshme shoqërisë aksionare për Transportin Hekurudhor për të shlyer borxhet e saj, javën e kaluar me një vendim i ri do t’i japë edhe një herë kësaj kompanie me humbje 2,5 milionë euro për të dalë nga kriza.

    “Hekurudhat e Maqedonisë” vazhdojnë të gëlltisin miliona nga buxheti i shtetit. Ndihmat e herëpashershme emergjente vijojnë të jepen nga qeveria, për të shpëtuar ndërmarrjen nga falimentimi. Kjo e fundit, e cilësuar si një ndihmë emergjente, jashtë subvencionimit të rregullt për transportin e udhëtarëve. Vendimi është marrë për të ndihmuar pagimin e pagave dhe, siç thuhet në vendim, për shlyerjen e borxheve ndaj furnitorëve.

    Vendimi është marrë në seancën e datës 13 shkurt si zgjidhje për ndarjen e mjeteve në buxhetin e Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, nga ku paratë do të duhet të transferohen në një llogari të posaçme të dedikuar të “Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport SHA Shkup”.

    “Artikulli transferta të ndryshme është rritur për 151.000.000 denarë, i cili do të përdoret posaçërisht për pagesën e pagave dhe kompensimeve nga paga e punëtorëve, si dhe për pagesën e obligimeve ndaj furnitorëve të tjerë të Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Transport SHA Shkup”, shkruhet në vendim të qeverisë.

    Ndërsa disa muaj më parë, më 10 nëntor, qeveria përmes rritjes së kapitalit aksionar i ka paguar 16 milionë euro të jashtëzakonshme Hekurudhave për të shlyer me kohë borxhet për energjinë elektrike. Rekordi prej 962.913.000 denarësh për kompaninë hekurudhore janë para që i ka marrë konkretisht jashtë subvencioneve të rregullta nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për transportin e udhëtarëve dhe buxhetin e vetëfinancuar për transportin e mallrave që i mbledh nga kompanitë e mëdha prodhuese për transferimin e lëndëve të para.

    Me paratë e reja të buxhetit, përveç faturave të rrymës, “Hekurudhat” duhet të shlyejnë edhe borxhet e tjera. Vazhdimisht është në krye të listës së debitorëve dhe makinistët dalin vazhdimisht në bllokada për shkak të pagave të papaguara, me ndërprerjen e plotë të qarkullimit hekurudhor.

    Në HM Transport deri më tani kanë ndryshuar disa drejtorë, por askush nuk ka arritur të gjejë zgjidhje. Ish-kryeministri Zoran Zaev tha se kompania është e maturuar për partneritet publiko-privat apo privatizim, por ende nuk ka plan për shpëtimin, përveç transferimit të vazhdueshëm të milionave nga thesari i shtetit në llogarinë e kompanisë. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Institucionet e shtetit në objekte ilegale!

    Lajmi i rradhës

    Sinoptikët në RMV parashikojnë që në pranverë të rikthehet i ftohti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë