Instituti “Robert Koch”: Prej nesër qytetarët e RMV-së mund të udhëtojnë pa pengesa në Gjermani

    Ulja e numrit të të infektuarve me virusin Covid-19 ka kontribuar në faktin që ne nuk jemi më në të ashtuquajturën “Lista e Kuqe” për Gjermaninë, pra vend me rrezik të lartë nga Covid-19. Gjermania nuk e ka lënë RMV-në në listë së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe udhëtimi nesër do të jetë më i lehtë, përcjell Nistori.

    Instituti gjerman Robert Koch (IRK) ka rishikuar listën dhe tani vendet që nuk janë në rrezik janë: Austria, SH.B.A., Kanada, Armenia, Azerbajxhani, Kanada, Libani, Moldavia, Ukraina dhe Qipro.

    Nga Ballkani Perëndimor, vendet pa rrezik janë: Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosova dhe Mali i Zi.

    Kjo do të thotë që Gjermania tashmë ka lehtësuar udhëtimet në territorin e saj, pra heqjen e të gjitha “pengesave” epidemiologjike. Rregullat e reja të udhëtimit, thonë nga IRK, do të zbatohen nga nesër. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kosova i kërkon ndihmë Facebook-ut

    Lajmi i rradhës

    Mbappe shton spekulimet për të ardhmen e tij te PSG: A është vendi i duhur për mua?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë