Integrimet e vendit: Midis BE-së dhe “Ballkanit të Hapur”

     Derisa në Sofje është ende e pasigurt nëse dhe kur do të formohet një qeveri politike për të kërkuar një zgjidhje për mosmarrëveshjen me Shkupin, vendet e Ballkanit po përshpejtojnë bashkëpunimin rajonal përmes nismës “Ballkani i Hapur”. Bllokadat janë një aspekt, por analistët theksojnë se ka edhe lodhje nga zgjerimi në BE, duke e bërë shumë të mundshme që mekanizmat e bashkëpunimit rajonal në bashkëpunim me BE-në të jenë mënyra dominuese e funksionimit. Megjithatë, ish diplomati Muhamed Halili thotë se “Ballkanin e Hapur” e sheh si Ballkan të Mbyllur sepse aty mungojnë tre shtete të cilët janë pjesë e procesit të Berlinit.

    “Sa për ‘Ballkanin e Hapur’, personalisht konsiderojë se bëhet fjalë për një ‘Ballkan të Mbyllur’ midis tre shteteve, në të cilën tre shtetet tjera të cilat janë pjesë e procesit të Berlinit nuk janë pjesëmarrës dhe nuk i ndajnë të njëjtat vlera ashtu si mendojnë inicuesit të ‘Ballkanit të Hapu’r. Konsiderojë se ajo që do të ishte më mirë, është se procesi i Berlinit të vazhdojë me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimorë sepse ai proces ka edhe instrumente për përparimin, ide jo vetëm në letër por edhe fondeve të ndryshme që i ndanë BE-ja. Personalisht konsiderojë se është një Ballkan në favor të Serbisë, dhe është një afirmim i pozitës së personalitetit të Vuçiqit duke pasur si shërbëtorë instrumentet e ndryshme, këtu përfshirë edhe përkrahjen edhe dy kryeministrave, të Shqipërisë dhe atij të Maqedonisë”, ka deklaruar për KOHA, Muhamed Halili, ish diplomat.

    Për më shumë se dy dekada, Maqedonia e Veriut është përballur me një bllokadë nga Greqia për fillimin e negociatave me BE dhe presion për emrin e vendit. Bllokada e re tani vjen nga Bullgaria fqinje, me kërkesa për historinë dhe gjuhën.Sidoqoftë, gjatë kësaj periudhe, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria po punojnë me shpejtësi për bashkimin rajonal dhe integrimin e përbashkët ekonomik në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.Shanset për një debllokim të shpejtë të integrimeve evropiane janë të vogla, sepse nuk ka sinjale nga Bullgaria që tregojnë se së shpejti do të formohet një qeveri politike që do të kërkonte një zgjidhje për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

    Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur në Bullgari dy herë këtë vit ndërsa si duket në prag janë edhe zgjedhjet e treta, pasi partia fituese e në zgjedhjet e fundit tërhoqi propozimin e saj për të formuar një qeveri. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, duke komentuar zhvillimet në kontekstin e perspektivës evropiane të vendit, tha se lajmet nga Bullgaria nuk janë inkurajuese.”Ne prisnim që në këtë përpjekje të dytë do të kishte institucione në mënyrë që ne të mund të komunikonim në atë pjesë politike dhe të kërkojmë një zgjidhje”, tha Osmani. Sa i përket asaj se a do të jetë shumë e afërt integrimi i Maqedonisë me BE-në, duke pasur parasysh se në Bullgari nuk shkojnë punët ashtu siç duhet, Halili ndanë mendimin se është një proces, që do ta ngadalëson integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. “Mosformimi i qeverisë bullgare, do ta ngadalëson edhe më tepër integrimin e vendit në BE, sepse bullgarët janë deklaruar përmes shumë institucioneve se nuk do të ketë dritë jeshile për Maqedoninë nëse ajo nuk i çon deri në fund obligimet që i ka marrë me nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë”, përfundoi ai.

    Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nënshkruan Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë në vitin 2017, por pavarësisht kësaj, anëtari i BE -së në vitin 2019 nuk e lejoi Maqedoninë e Veriut të fillojë negociatat me BE -në. Në vitin 2019, Parlamenti Bullgar miratoi një deklaratë ku thuhej se ata mbështesin negociatat e anëtarësimit në BE për Shkupin, por se ata kërkojnë njohjen e “të vërtetës historike të një historie të përbashkët që ndajnë të dy shtetet dhe popujt”.Parlamenti kohës së fundit miratoi një Rezolutë që përcakton pozicionet në negociatat me fqinjin. Autoritetet e përkohshme bullgare thonë se janë të zhgënjyer me Rezolutën dhe do të shqyrtojnë nëse ajo përputhet me Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Opozita kritikon pushtetin për reformat zgjedhore

    Lajmi i rradhës

    SHGM kërkon të garantohet siguria e gazetarëve dhe kameramanëve në protesta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë