Opozita kritikon pushtetin për reformat zgjedhore

    Tërheqja e kryeministrit nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sipas opozitës shqiptare do të thotë mungesë e kapacitetit të Qeverisë për të garuar në zgjedhje korrekte dhe demokratike. Nënkryetarja e ASH-së, Bujare Abazi, thotë se pushteti kishte kohë për të bërë ndryshimet, pasi kishte edhe mbështetjen e opozitës.

     “Kjo vetëm dëshmon për kapacitetin që nuk e kanë partitë në pushtet për të shkuar në zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Kjo Qeveri po ashtu dështon në rekomandimet e OSBE/ODIHR-së e që ishin listat e hapura, fundja kjo mund të implementohej, duke u nisur nga fakti se të gjitha partitë, duke i kyçur edhe ato opozitare ishin “për”, do të thotë kishte një konsensus politik, do ta mbështetshin një gjë të tillë dhe nuk do të kishte kontestim”- deklaroi Bujare Abazi, ASH.

    Ndërkaq nga LSDM tani mbështesin qëndrimin e kryeministrit, se nuk ka kohë që ndryshimet të bëhen dhe të implementohen.

    Duke pasur parasysh se tashmë janë shpallur zgjedhjet, ndërsa ajo që ishte kërkesa kryesore, pra “finger printi” është pranuar dhe tashmë implementohet, qëndrimi jonë si parti është se është tepër vonë që të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor, andaj ishte edhe ajo deklaratë se tani për tani ndryshime të Kodit Zgjedhor nuk do të ketë- pohoi Nenad Kociq, LSDM.

    Nga VMRO-DPMNE thonë se nesër do të dalin me qëndrim dhe dëshmi se si qëndron realiteti lidhur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ministria e Arsimit propozon që viti i ri shkollor të fillojë me prezencë fizike

    Lajmi i rradhës

    Integrimet e vendit: Midis BE-së dhe “Ballkanit të Hapur”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë