Kontesti me Bullgarinë dhe figura e Vanço Mihajllovit dominuan në seancën e pyetjeve të deputetëve

    Kuvendi pas më shumë se katër muaj kthen seancën me pyetje të deputetëve, në të cilën pati përplasje të ashpër mes pushtetit dhe opozitës, posaçërisht për çështjen me Bullgarinë.

    Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Rashella Mizrahi akuzoi kryeministrin Dimitar Kovaçevski për tradhti ndaj popullit maqedonas, pasi ka lejuar që të hapet qendra Kulturore në Manastir, me emrin e heroit bullgar Vanço Mihajllov.

    “zotri Kovaçevski a e keni të qartë se në periudhën tuaj hapet qendër kulture e fashistit, në Maqedoninë antifashiste dhe atë në gjuhën bullgare. Dhe pikërisht ju, si kryetari Qeverisë, jo opozita, por ju çka do të bëni me Qendrën kulturore, kërkoj të përgjigjeni saktësisht para se të hapet shtëpia e shëndetit me emër Aleksandar Qurqiev, kryeshefin pas pjesëmarrjes bullgare në Manastir i cili e vrau Stiv Naumovin në Park”, deklaroi Rashella Mizrahi, deputete e VMRO-DPMNE-së.

    Kryeministrit Kovaçevski, u përgjigj se është i dëshpëruar që Bullgari hapi qendër kulturore në Manastir.

    “Personi Vanço Mihajllov, është i lidhur në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me regjim nacist dhe fashist. Ai në skajshmëri është personalitet negativ i cili i ka bërë dëm të madh popullit maqedonas, njeri i cili ka marrë pjesë në likuidim dhe shkatërrim të revolucionarëve maqedonas, ka qenë pjesëmarrës në regjimin i cili i ka depërtuar të gjithë hebrenjtë e Maqedonisë në llogoret e vdekjes dhe ky është krim i pafalshëm”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

    Deputetja Mizrahi dhe Kovaçevski u përplasën edhe për marrëveshjen me Bullgarinë.

    “Nuk jeni të koordinuar pasi në DW shkoi Osmani i cili tha se ka dokument për marrëveshje por pritet pajtueshmëri nga Bullgaria. Pajtueshmëria bëhet këtu, nuk bëhet kompromis në shtëpi”, theksoi Rashella Mizrahi, deputete e VMRO-DPMNE-së.

    “Ministria e Punëve të Jashtme në suaza të kompetencave të saj ka hapur biseda për këmbim të ideve dhe koncepteve për arritjen deri në dokument që mund të jetë bazë për zgjidhjen e çështjet e hapura. Për momentin nuk ekziston dokument i harmonizuar që mund të miratohet në Qeverinë e Shkupit dhe në Qeverinë e Sofjes dhe dokument të tillë nuk ekziston”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

    Kovaçevski tha se kur do të ketë dokument me marrëveshje nga të dy palët, ai do të dorëzohet në Kuvend për miratim. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria e ka “aminin” e fundit për shpërbërjen e Këshillit komunal në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Integrimi bashkë me RMV-në, Rama: Duhet djegur me kujdes shamia e beqarit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë