Investitorët e huaj të pakënaqur me klimën e biznesit në RMV

    Vetëm 43% e investitorëve të huaj që kanë investuar tashmë në vendin tonë do të vendosnin ta bënin këtë sërish për herë të parë në Maqedoninë e Veriut. Taksat e ulëta dhe klima e favorshme e biznesit janë theksuar si avantazhi më i madh. Këtë e tregojnë rezultatet e anketës “Treguesi i investimeve në biznes” të realizuar nga Këshilli i investitorëve të huaj në periudhën 20 nëntor-12 dhjetor mes atyre që kanë punësuar rreth 38 mijë qytetarë dhe vitin e kaluar kanë bërë një xhiro prej 7,7 miliardë eurosh.

    Prej tyre, siç tha kryetari i Këshillit të Investitorëve të Huaj, Viktor Mizo, 45% e kanë rritur prodhimin në vitin 2022, 36% e kanë ulur atë dhe 19% kanë mbetur të njëjta. Rreth 37% e tyre nuk janë të kënaqur me infrastrukturën ekzistuese, 50% janë pjesërisht të kënaqur dhe vetëm 10% janë plotësisht të kënaqur.

    “99% apo thuajse të gjitha që janë anketuar kanë pasur ndonjë sfidë që janë ballafaquar këtë vit. Së pari, mos gjetja e mjaftueshme e kuadrit të edukuar relevant për kërkesat e kompanive. Së dyti, sundimi i së drejtës dhe korrupsioni që krijon pasiguri tek investitorët dhe gjitha këto ndryshime të rregullave juridike, me të cilat ne si kompani përballemi në vend. Burokracia dhe procedurat e tej zgjatura administrative vërehen tek institucionet e sektorit publik si në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin lokal të vendit”, deklaroi Viktor Mizo, Kryetari i Këshillit të investitorëve të huaj.

    Rreth 90% e kompanive u përballën me problem në gjetjen e stafit të përshtatshëm, veçanërisht të stafit inxhinierik dhe teknik. Për këtë, sipas tyre, problemi kryesor është emigracioni, interesimi i pamjaftueshëm për të punuar në industri dhe përvoja e pamjaftueshme praktike. Sipas të dhënave të tyre, 70% e investitorëve të huaj janë nga sektori prodhimtarisë së automobilistikes, sektori i industrisë ushqimore dhe bujqësisë dhe industrisë farmaceutike. Në 30% e mbetur përfshihen shërbimet tregtare dhe shërbimet, ku përfshihen kompanitë e telekomunikimit dhe IT-së, bankat, TAV aeroporti etj. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Taravari: anëtarësia është kundër koalicionimit me BDI-në

    Lajmi i rradhës

    Konkursi i RTVM / Daniell Karafinolovski u punësua si shqiptarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë