Taravari: anëtarësia është kundër koalicionimit me BDI-në

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari / Fotografia: Nistori

    Taravari: Anëtarësia e ASH – kryesisht kundër koalicionimit me BDI

    Duke folur në Klan Debat për anketat e brendshme të bëra nga Aleanca për Shqiptarët, kreu i kësaj partie Taravari deklaroi se një numër i madh i anëtarëve të partisë nu e duan koalicionimin me BDI-në në zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, disponimi kryesisht është që të dalin vet ose t’i bashkohen opozitës. Nëse ndodh kjo e dyta, sipas Taravarit, gjasat për ta fituar BDI-në janë të mëdha, përcjell Nistori.

    “Kryesisht anëtarësia e Aleancës janë që mos shkohet me BDI-në. Më shumë janë që ose vet ose të merren sërish hapa që ta sjellim ndryshimin. Por përsëri e them, duhet të bëhet një analizë e mirë. Të nxirren anketat e bëra para Kuvendit të partisë, të debatohet”, tha mes tjerash taravari.

    Taravari: ASh antipod i BDI-së!

    Taravari theksoi se nuk do të jetë mirë një koalicion i përbashkët i gjithë partive qeveritare, përfshirë këtu edhe LSDM-në.

    Sipas Taravarit, nëse ASh do të kishte vendosur të shkojë në koalicion me opozitën shqiptare, gjasat për fitore do të ishin të mëdha. Nëse do të koaliciononin me BDI-në, opozita do të kishgte rezultat të dobët, ndërsa nëse ASH vet do të dalë në zgjedhje, nuk do të ketë mundësi ta fitojë BDI-në.

    Megjithatë sipas tij, vendimin e sjellin organet partiake.

    Taravari: Shumica e shqiptarëve e duan BDI-në në opozitë

    Taravari shprehet se bashkimi eventual i partisë së tij me opozitën shqiptare, do ta çonte BDI-në në opozitë. Por për këtë, sipas tij, do të vendosin organet partiake dhe se ai ka vetëm, një votë. Qëndrimin e tij, Taravari do ta shprehë para organeve partiake.

    “Në qoftë se i analizoni zgjedhjet prej 2011 deri 2020, shqiptarët vazhdimisht kanë votuar që BDI-ja të jetë në opozitë, por faji ka qenë i opozitës. Në 2011 kanë qenë parti tjera, unë flas prej 2016-ës, janë numrat. Të ishin LRPDSH, Uniteti dhe RDK bashkë me Besën do e fitonim BDI-në padyshim. Plus sinergjia. Edhe pa sinergji votat tregojnë se do fitoheshte. Në 2020-ën ne humbem, prej BDI-së për 20 mijë vota. Besa ishte në lista me SDSM-në, ne ishim me Alternativën. Mesiguri Besa kishte afër 20 mijë vota,  të ishte edhe pëus efekti i sinergjisë, ju garantoj se edhe në 2020 ishte e mudnshme të fitohet BDI-ja në zgjedhjet parlamentare. Edhe tash jemi në një situatë që besojmë, edhe anketat ashtu e tregojnë, në qoftë se ASH i bashkënjgitet opozitës ka gjasa reale, nuk them 100 %, që BDI-ja të shkojë në opozitë”, theksoi Taravari.

    ASh e vetme në zgjedhje e dëmton opozitën? – Taravari: Ne shohim të mirën e subjektit tonë!

    Nëse rezultati i zgjedhjeve parlamentare nuk është në favor të ASh-së, Taravari paralajmëron dorëheqje nga kreu i partisë. Sipas tij, në Kuvend duhet të bisedohet edhe kjo temë. Siç thotë Taravari, ai dhe Ziadin Sela dalëngadalë duhet të largohen nga drejtimi i partisë.

    “Ne asnjëherë nuk i bëjmë llogaritë se për cilin ndihmojmë apo cilit i bëjmë dëm. Ne e mendojmë të mirën e subjektit tonë… Në këtë moment, ne duhet, të paktën unë e kam këtë mendim, që ta mbajmë unitetin e partisë dhe të dalim me rezultat sa më të mirë dhe mbi të gjitha, që e kam më me rëndësi, të dalim faqebardhë prej këtij procesi”, tha mes tjerash Taravari. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: menjëherë pas zgjedhjeve të bëjmë spastrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por fillimisht te politikanët

    Lajmi i rradhës

    Investitorët e huaj të pakënaqur me klimën e biznesit në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë