IPGj: do të paditen institucionet që nuk do ta respektojnë gjuhën shqipe

    Në qoftë se institucionet nuk do të veprojnë në bazë të vërejtjeve dhe nuk e respektojnë ligjin për përdorimin e gjuhëve, do të inicohet procedurë për kundërvajtje në Gjykatën Themelore. Kështu u shpreh drejtori i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Fatmir Iseni, për TV Shenja. Ai shtoi se arsyetimi më i shpeshtë i institucioneve që nuk e respektojnë gjuhën shqipe, është volumi i madh i punës dhe numri i vogël i përkthyesve.

    Iseni tregoi se kanë pasur një ankesë për lëshime në Qendrën Informative Kulturore, por pas ndërhyrjes së tyre, QIK e ka përmirësuar lëshimin e bërë.

    “Kemi pasur një ankesë në fillim drejtoresha e institucionit se e kanë ndryshuar tabelën, ashtu që me urdhërin tim bëmë mbikqyrje të jashtëzakonshme, ku në afat kohor, në bazë të ligjit që është paraparë ato e ndryshuan dhe vepruan në bazë të ligjit”, tha Fatmir Iseni, drejtor i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve.

    Drejtori Iseni u shpreh i kënaqur me punën e Insektoratit, pasi sipas tij tani disa institucione deri më 90% e zbatojnë gjuhën shqipe.

    “Prej themelimit të Inspektoratit, jemi shumë të kënaqur me implementimin e Ligjit për përdorimin e Gjuhëve. Mund të them lirisht, pasi në fillim kemi pasur shumë institucione që shumë pak e kanë respektuar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, por pas inspektimit nga ana e Inspketoratit ato institucione kanë arritur, mund të them lirisht disa institucione ku implementohet ligji 70,80 deri në 90%”, tha Iseni.

    Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve vepron edhe pas ankesave të qytetarëve, kështu drejtori Iseni u bëri thirrje qytetarëve që të paraqesin ankesat e tyre, lidhur me zbatimin e gjuhëve.

    Iseni theksoi se vitin e ardhshëm do të koncentrohen më shumë tek mbikqyrjet kontrolluese, ku nëse institucionet në fjalë nuk kanë vepruar në bazë të vërejtjeve, atëherë do të inicojnë procedurë kundërvajtjeje.

    Lajmi Paraprak

    Spasovski: asnjë kriminel nuk mund të jetë më i fortë se shteti

    Lajmi i rradhës

    Për t’i larë borxhet e vjetra, RMV planifikon të marrë hua të re

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë