Iseni: po shqyrtohen shkeljet e mundshme të zyrtarëve policorë gjatë kalimit kufitar të Grubit në Bllacë

    Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni në intervistën për Alsat tha se Sektori për Kontroll të Brendshëm po shqyrton shkeljet eventuale të zyrtarëve policorë gjatë kalimit të Artan Grubit në Pikën Kufitare Bllacë. Sipas tij, ka dyshime për rrjedhje eventuale të informatave nga policia në lidhje me çështjen e Grubit. Iseni, nuk dha informatë nëse Grubi ka qenë në Stop listë, gjegjësisht nëse ka pasur ndalesë për ta lëshuar shtetin, përcjell Nistori.

    “Ne shpresojmë se gabimi apo lëshimi nuk ka qenë i qëllimshëm nga ana e policit kufitar dhe gjithashtu ne në terren, e kemi kontrollin e brendshëm, i cili është përgjegjës për këtë dhe normalisht nëse ka të dhënë të tillë me të cilën e shohin se ka pasur tendencë të qëllimshme, atëherë normalisht do të marrim masa si Ministri e Punëve të Brendshme…Ka dyshime, kontrollohen këto informacione dhe normalisht nëse vërtetohet një gjë e tillë besoj se do të jetë edhe një dëshmi shtesë për këtë vazhdimësi të rrjedhë të këtyre ngjarjeve kriminogjene të cilat do të thotë se i takojnë pushtetit të kaluar”, deklaroi Astrit Iseni, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

    Ndryshe, në Daily Click në TV21, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se ka pasur lëshime nga policia dhe dogana gjatë largimit të Artan Grubit nga Maqedonia e Veriut. Duke folur në lidhje me largimin e Grubit nga vendi, edhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ditë më parë tha se policia kufitare ka bërë lëshime gjatë ditës së kontrollit që është dashur të bëhet ndaj Grubit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Si të qetësoni kollën gjatë natës

    Lajmi i rradhës

    Skenarët e mundshëm nëse ShBA-ja i vë sanksione industrisë serbe të naftës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë