Ish-ambasadori Halili: Gjuha bullgare është më e ngjashme me rusishten sesa me maqedonishten

    Në shkencën e linguistikës dihet se gjuha bullgare dhe maqedonase i përkasin sllavishtes, si dhe gjuhëve të tjera sllave, por duke gjykuar nga teza e ngjashmërisë gramatikore, fonetikës, drejtshkrimit, lirisht mund të supozohet se gjuha bullgare ka ngjashmëri më të madhe me një dialekt në rusisht sesa maqedonisht, thotë ish-ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Muhamed Halili në numrin e fundit të të përjavshmes Fokus, përcjell Nistori.

    “Vlerësoj se në asnjë rast afërsia gjuhësore duhet të jetë argument kundër vetëvendosjes së kombeve. Kështu, për shembull, nga gjuha “e përbashkët” kroato-serbe, ose serbo-kroate e federatës, sot ka gjuhë kroate, serbe, boshnjake, malazeze dhe Kroacia nuk e bllokon Serbinë dhe Malin e Zi në rrugën e tyre drejt BE-së. Në rastin e gjuhës çeke dhe sllovake shtrohet pyetja se kush kë duhet ta kishte bllokuar në rrugën e integrimit evropian?”, shkruar Halili.

    Halili shton se është përmbushur dëshira e liderit të VMRO-DPMNE-së dhe Zaev tashmë është histori. Tani është koha që Mickovski të ulet në karrigen e “tradhtarëve” krah Kiros dhe Zaevit! Dhe së bashku me Petkovin nga ana bullgare të vendosin një urë të gjerë bashkëpunimi gjuhësor, ekonomik, politik, social, arsimor për të eliminuar keqkuptimet ekzistuese. Në pritje të veprave, jo fjalëve! /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Viagra për PUSHTetarë?

    Lajmi i rradhës

    Sukseset dhe dështimet e Presidencës sllovene të BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë