Kuvendi i RMV i përgjigjet ShGM-së për favorizimin e gazetarëve të huaj

    Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i është përgjigjur reagimit të ShGM-së dhe medieve për privilegjimin e katër gazetarëve nga Shqipëria dhe Kosova dje gjatë seancës për zgjedhjen e Qeverisë teknike, të cilët ishin ulur në pjesën diplomatike të sallës dhe transportoheshin me vetura zyrtare. Nga Kuvendi thonë se nuk bëhet fjalë për trajtim joparimor, por për shkak të rritjes së interesit për të ndjekur këtë seancë, janë vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e sallës së Kuvendit, pa sqaruar si qëlluan që ata të jenë pikërisht në pjesën diplomatike dhe pse transportoheshin me automjete zyrtare.

    “Në lidhje me shqetësimin e shprehur nga Shoqata e Gazetarëve në një letër drejtuar Kabinetit së Kryetarit të Kuvendit, por edhe përmes mediave, si dhe në lidhje me seancën e mbajtur më 28 janar 2024, në të cilën u zgjodh Qeveria teknike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ju njoftojmë se nuk bëhet fjalë për qëndrim të privilegjuar të Kuvendit ndaj gazetarëve të caktuar, e as për trajtim joparimor ndaj gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë nga mediat vendase”, thonë nga Kuvendi.

    Nga Kuvendi thonë se për shkak të rritjes së interesit të përfaqësuesve nga mediat vendase dhe të huaja, të cilët janë akredituar siç duhet deri më 26 janar të këtij viti, është vërejtur se interesi për ndjekjen e seancës plenarështë rritur ndjeshëm në krahasim me praktikën e zakonshme, “për këtë arsye e kemi vënë në dispozicion të gjithë kapacitetin e galerisë”.

    “Ju sigurojmë se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet institucion i hapur për qytetarët, por edhe për përfaqësuesit e mediave, me të cilët kemi pasur bashkëpunim konstruktiv dhe të frytshëm deri më tani, në interes të informimit në kohë dhe konsistencë të qytetarët dhe ai bashkëpunim do të thellohet në të ardhmen”, shtojnë nga Kuvendi.

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot i dërgoi reagim dhe kërkesë për shpjegim kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit, Jovan Mitreski për trajtimin e privilegjuar dhe joparimor të gazetarëve të huaj në Kuvendin e RMV.

    Gazetarët nga Shqipëria dhe Kosova, Blendi Fevziu, Baton Haxhiu, Berat Buzhala dhe Adriatik Kelmendi, dje ishin ulur në pjesën diplomatike të tarracës në sallën plenare të Kuvendit dhe transportoheshin edhe me automjete zyrtare të Qeverisë gjatë vizitës së tyre.

    Lajmi Paraprak

    IDEA: Komuna e Zhelinës me shpenzimet më të ulëta për udhëtime dhe shpenzime ditore

    Lajmi i rradhës

    Javë vendimtare për Aleancën për Shqiptarët!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë