Ish-drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari, akuzohet për keqpërdorimin e miliona denarëve gjatë detyrës zyrtare

    Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj 41 vjeçarit për keqpërdorim të pozitës zyrtare, duke vlerësuar që e ka dëmtuar buxhetin për 4.3 milionë denarë.

    “Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj 41 vjeçarit Z.P. nga Shkupi për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autoritetit zyrtar”, njoftojnë nga Policia.

    Ai ishte drejtor në Agjencinë për ushqim dhe veterinari në vitin 2016, ku dyshohet se ka vepruar në kundërshtim më Ligjin për blerje publike, ashtu që e ka dëmtuar buxhetin për 4 386 033 denarë. Ndërkohë I ka mundësuar një kompanie përfitime të kundërligjshme prej 7 534 497 denarë dhe një kompanie tjetër 1 517 033 denarë.

    Lajmi Paraprak

    LSDM: VMRO-DPMNE-ja e shfrytëzon çdo krizë për të fituar pikë të lira politike

    Lajmi i rradhës

    Studim: Ndryshe nga rajoni, papunësia në Shqipëri është tipar i njerëzve të shkolluar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë