LSDM: VMRO-DPMNE-ja e shfrytëzon çdo krizë për të fituar pikë të lira politike

    Nga LSDM-ja në pushtet konsiderojnë se me, siç thonë ata, reagimin e shpejtë të Qeverisë dhe mobilizimin e kapaciteteve vendore për prodhimin e energjisë elektrike, kanë parandaluar goditjen e çmimeve për qytetarët.

    Rritja prej 9.4 për qind nga partia thonë se është larg parashikimit fillestar prej mbi 25 për qind.

    “VMRO DPMNE-ja e udhëhequr nga Mickoski edhe një herë konfirmon se nuk janë dhe nuk duan të jenë opozitë konstruktive në kohë krize. Ata gënjyen në kulmin e pandemisë Covid-19, gënjejnë edhe tani. VMRO DPMNE-ja nuk mendon dhe nuk kujdeset për qytetarët, por me vetëdije e shfrytëzon çdo krizë, çdo mundësi të mundshme, për të fituar pikë të lira politike”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

    Lajmi Paraprak

    Kamçev fund vitin nuk e kalon në Shutkë, por në spital privat

    Lajmi i rradhës

    Ish-drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari, akuzohet për keqpërdorimin e miliona denarëve gjatë detyrës zyrtare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë