Ish-ministri Manevski për Mariçiqin: Maqedonia vuan nga njerëz të tillë të verbër

    Ish-ministri i Drejtësisë, Mihajlo Manevski, përmes statusit të tij në Facebook, ka kritikuar ashpër ministrin aktual të Drejtësisë, Bojan Mariçiq, për shpalljen e emrave të gjyqtarëve që votuan pro heqjes së paraburgimit të Sasho Mijallkovit.

    “A do të jep përgjegjësi ministri Mariçiq për zbulimin dhe ndikimin e paligjshëm të gjykatës? Ministri Bojan Mariçiq ka ndërhyrë publikisht dhe në mënyrë të vrazhdë në punën e gjykatës. Në kundërshtim me Ligjin për procedurë penale, ai shpalli emrat e gjyqtarëve Gjoko Ristov dhe Enver Bexheti, të cilët si anëtarë të Këshillit të Gjykatës së Apelit të Shkupit votuan për pranimin e garancisë së të dënuarit Sasho Mijallkov dhe lirimin e tij nga paraburgimi. Në bazë të nenit 124 të Ligjit për Procedurën Penale, votimi i gjyqtarëve në Dhomën Gjyqësore kryhet në mënyrë të fshehtë. Rezultatet e votimit janë sekrete. Në bazë të nenit 96 të LKZ-së, për shqyrtimin dhe votimin bëhet procesverbal i veçantë. Ky procesverbal vendoset në një zarf të mbyllur dhe mund të hapet vetëm nga një gjykatë më e lartë. Si e mori vesh Mariçiq se këta gjyqtarë votuan pro vendimit dhe i emëruan, edhe pse vendimi nuk ishte shkruar ende? Vendimi i gjykatës më të lartë i dorëzohet gjykatës që e ka marrë vendimin dhe ai e shpall.”, shkruan Manevski, përcjell Nistori.

    Ai pyet sesi mundet ky ministër i drejtësisë “të ndërhyjë kaq vrazhdë dhe të kërcënojë gjykatën me vendim”.

    “Ministri Mariçiq duhet të përgjigjet penalisht për ndikimin e paligjshëm në punën e gjykatës dhe për zbulimin e fshehtësisë së votës së Këshillit që vendosi për kërkesën në fjalë? Dhe a do të jetë ky zëvendëskryeministri për Integrime Europiane? Për keqardhje. Ky do të luftojë për shtetin e së drejtës? Maqedonia vuan nga njerëz të tillë të verbër”, shprehet ashpër Manevski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Katastrofat natyrore këtë vit shkaktuan dëme në vlerë të miliarda dollarëve

    Lajmi i rradhës

    Në Vjenë rinisin bisedimet për ringjallje të marrëveshjes bërthamore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë