Nga gurët e çmuar të kurorës, tek pikturat e mjeshtërve të mëdhenj, vezët Faberge e madje edhe pulla të rralla, familja mbretërore britanike zotëron disa thesare vërtet të mëdha.
Duke nisur nga skeptri me kryq, padyshim një prej objekteve më me vlerë të koleksionit, i cili i paraqitet monarkëve gjatë kurorëzimit. Me peshë mbi 1 kg, ai ka qenë në përdorim që nga viti 1661 por u transformua në 1910 me shtimin e diamantit Cullinan I, diamanti më i madh me prerje të pastër në botë, që llogaritet në 530,2 karat dhe vlerësohet të ketë një vlerë prej $ 495 milionë.
Diamanti Cullinan, që ishte 3.106 karat në gjendjen e tij të papërpunuar, u zbulua në vitin 1905 në një minierë të Afrikës së Jugut dhe iu paraqit Mbretit Edward VII si një dhuratë. Ai u pre në nëntë diamante, më i madhi prej të cilëve ndodhet në Skeptrin me Kryq dhe në Kurorën e Shtetit Perandorak. Diamante III dhe IV, me përkatësisht 94,4 dhe 63,6 karat, u kthyen në një karficë zbukurimi, vlera e të cilës shkon në $ 96.5 milion (78 milion £). Në total, Jewelet e Kurorës vlerësohet të jenë me vlerë rreth 6.19 miliardë dollarë (5 miliardë)
Kurora Shtetërore Perandorake e George I, e bërë në vitin 1714 zëvendësoi atë të Charles II. U përdorën disa prej xhevahireve të kurorës së vjetër, duke shtuar 265 perla të reja, 160 diamante, gjashtë smeraldë dhe dy safirë.
Vetëm kurora e mbretëreshës Elisabetë ka 2,800 diamante, përfshirë Koh-i-Noor me 105 karat dhe është kurora e vetme e Crown Jewels që është bërë prej platini.
Koleksioni i kurorave më vetë është i madh, por ka edhe objekteve të tjera të çmuara që e bëjnë të jashtëzakoknshme pasurinë e mbretërve britanike. Janë legjendare 50 vezët e Pashkëve që argjendari Carl Fabergé krijoi për carin e fundit tus, Nicholas II, që t`ia dhuronte të shoqes. Tani tre prej tyre janë pjesë e koleksionit mbretëror britanik.
Njëra, e quajtur, veza Mozaiku, përbëhet nga diamante, rubinë, topaz, safirë, garneta, perla dhe smeraldë dhe përmban një medalion ‘surprizë’ brenda, me portretet e pesë fëmijëve të Nicholas dhe Alexandra. Një vezë e tillë Perandorake llogaritet të vlejë sot 25.7 milion dollarë (20 milion). Koleksioni përmban vec të tjerash edhe krijimeve të mjeshtrave më të mëdhenj të pikturë si Cimabue, Caravaggio, Bruegel e Rembrandt. /tch/