Italia ashpërson ligjin për duhanin, do të ndalohet në ambientet e jashtme të bareve, restoranteve, stacioneve dhe parqeve

    Ministria e shëndetësisë në Itali po përgatit një ligj të ri për duhanpirjen, ku pritet të ndalohet pirja e duhanit edhe në ambientet e jashtme.

    Projektligji parashikon që të ndalohet pirja e cigareve në tavolinat e jashtme të lokaleve dhe restoranteve, në stacionet e jashtme të metrove, autobusëve, trenave dhe trageteve. Ministri i Shëndetësisë Orazio Schillaci, kërkon që të ndalohet pirja e cigareve tradicionale dhe atyre elektronike.

    Ligji parashikon që mund të pihet cigare vetëm në zona të rezervuara për duhan pirësit. Parashikohet gjithashtu edhe mbyllja e sallave për duhanpirësit në restorante dhe aeroporte. Nisma do ndalojë të pihet cigare edhe në parqe në prezencë të fëmijëve ose të grave shtatzënë. Kundër këtij propozimi ka dalë ministri i Transportit Matteo Salvini, i cili e cilëson ligjin e ri të ekzagjeruar.

    Ligji në Itali parashikon gjoba nga 50 deri në 500 euro për ata që pinë cigare në ambiente të ndaluara. Masa e gjobës dyfishohet në rastet kur pihet cigare në prezencë të një gruaje shtatzënë apo të një fëmije deri në 12 vjeç. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Spanja s’e ndryshon qëndrimin për Kosovën, kërkon zgjidhje përmes dialogut

    Lajmi i rradhës

    UNITET RRETH INTEGRIMEVE! Qeveria kërkon konsensus të gjerë për ndryshimet kushtetuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë