Ivanovksa: Çairi është kthyer në një vend të frikshëm me ndërtimet pa leje

    Komisioni kundër korrupsionit do të publikojë listën e të gjitha institucioneve dhe zyrtarëve që tashmë kanë paguar gjobë, por nuk kanë dorëzuar dokumente. Në fund të mandatit, do të shihni se cilët ishin ato institucione dhe individë që kanë marrë një aplikim dhe një kërkesë për dokumente, por nuk na i kanë dorëzuar. Fatkeqësisht, ka pasur edhe situata të tilla, tha sot kryetarja KShPK-së, Biljana Ivanovska, përcjell Nistori.

    Sipas saj, një shembull i tillë është kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

    “Kryetari i komunës disa herë nuk ka dorëzuar. Çairi është kthyer në një vend të frikshëm me ndërtimet pa leje. Nuk njihet Çairi. Vendi në përkthim do të thotë livadh – ishte një hapësirë ​​e hapur me parqe dhe tani duket si asgjë. E uzurpuar deri në pikën e fundit”, tha Ivanovska për “Slloboden Peçat.

    Ivanovska theksoi se kanë pasur edhe shembuj të anketave të pa përditësuara për gjendjen pronësore. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rrëfimi i adoleshentit ukrainas që ishte dërguar me forcë në Rusi

    Lajmi i rradhës

    Simptomat që tregojnë se diçka nuk është në rregull me shëndetin tuaj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë