Ivanovska për deklaratën e Gashit: Rreziku më i madh i korrupsionit në vendin tonë është ndikimi politik

    Nuk duhet të nxitohet para se institucionet të thonë fjalën e tyre, thotë kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat. E pyetur për të komentuar deklaratën e liderit të partisë Alternativa se anëtari i tyre Hysni Ismaili, për të cilin Komisioni kundër Korrupsionit rekomandoi që Prokuroria Publike të hapë hetim, është i pafajshëm, Ivanovska tha, se nuk ka nevojë që lideri i partisë politike të thotë nëse dikush është i pafajshëm apo jo

    “Konfirmohet ajo që përmendim disa herë në publik, atë që është shkruar në strategjinë kombëtare, se rreziku më i madh i korrupsionit në vendin tonë është ndikimi politik. Kjo konfirmohet edhe një herë. Nuk ka nevojë që lideri i partisë politike të thotë nëse dikush është i pafajshëm apo jo”, tha Ivanovska.

    “Në mënyrë simbolike do thosha, në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, Gjykata Kushtetuese reagoi me një vendim të tillë, për të hedhur poshtë nismën tonë, e cila zbuloi rreziqe të larta korrupsioni. Gjatë ditës së djeshme doli edhe arsyetimi. Përgjigja është larg pritjeve tona dhe mendoj se me një përgjigje të tillë Gjykata Kushtetuese e nënvlerëson inteligjencën e këtij populli dhe profesionistëve të  fushës”, tha Ivanovska. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dugolli: Aksioni në Brezovicë tregon vullnetin e qeverisë për ta luftuar korrupsionin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë