Ligji i ri me të cilin hiqen nga përdorimi qeset plastike rrezikon kompanitë që merren me prodhimin e tyre, gjë që vë në pikëpyetje vendet e punës, thotë në një intervistë për emisionin “Magazina Ekonomike”, Aleksandra Andreeva, nga Lidhja e Odave Ekonomike.
Sipas saj, është duke u bërë anketë për të marrë opinionin e tregtarëve dhe subjekteve të tjera lidhur me dispozitat e reja ligjore.
“Mbi 70% e tregtarëve kanë deklaruar se nuk janë njohur sa duhet me këtë ligj dhe se e vështirëson procesin e punës për ta. Ka markete dhe furra buke, shitje me pakicë ku ndalimi i qeseve plastike e vështirëson plotësisht procesin, përveç kësaj, sepse alternativa, thasët e letrës, është e vështirë për t’u aksesuar dhe ekonomikisht e palevërdishme”, thotë Andreeva.