Ish-avokati i popullit, ndërsa nënkryetar aktual dhe anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Ixhet Memeti, nuk e di pse prokuroria ka kërkuar që të merren masa kujdesi ndaj tij.
Nesër në Gjykatën Penale ai do të kërkojë përgjigje se pse nuk i lejohet të largohet nga vendi.
Ixhet Memeti pretendon se ishte i është kurdisur pjesëmarrja në rastin e ryshfetit, për të cilin u arrestuar gjyqtari suprem Naqe Georgiev.
Sipas dyshimeve, të dy janë të përfshirë në një rast të marrjes së ryshfetit për të ndikuar në procesin gjyqësor ndaj ish-kryebashkiakut të Novosellës, Boro “Malboro”, këtë herë i akuzuar për kontrabandë cigaresh dhe droge.
Për mbarëvajtjen e hetimeve, prokuroria kërkon masa sigurie për Ixhet Memetin.
Prokuroria ka propozuar konfiskimin e dokumentit të udhëtimit dhe paraqitjen e tij të rregullt në organin kompetent shtetëror.
Ndërkaq, gjyqtari suprem Georgiev, i cili nga dje ndodhet në burgun e Shutkës, kërkon heqjen e paraburgimit. Sipas avokatit të tij, masa e paraburgimit është e pabazuar dhe ai nuk mund ta përsërisë veprën pasi Këshilli Gjyqësor i ka hequr kompetencat e gjykatësit në seancë të jashtëzakonshme.
Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, sot i ka njoftuar kolegët e saj për hetimin dhe largimin e Georgiev nga pozita gjyqësore dhe u ka kujtuar zotimet themelore të gjykatës për një gjyqësor të pavarur, pa asnjë ndikim./Nistori/