Izairi: Do t’i vazhdojmë projektet në komunën e Zhelinës aty ku mbetëm

    Fatmir Izairi sonte hap shtabin në Zhelinë ku pjesëmarës ishin anëtarë të tjerë të BDI-së, deputet, këshilltarë, aktivist dhe qytetarë nga komuna e Zhelinës, njofton Nistori.

    Me falenderim për të gjithë pjesëmarësit në ditën e tretë të fushatës zgjedhore, ai vendosi poashtu ti përgjigjet pyetjes që i është parashtruar shumë këto ditë nga mediat se, çfar e shtyu të rikandidoj për kryetar komune?

    “Kjo punë nuk është se e vendosa menjëherë, vitin e fundit sikur u akomodova në punën time dhe pash se Florens dhe kompania tjeter Faço kishin nevoj që unë të jem aty, por meqithatë përfaqësues të bashkive lokale, grupe të qytetarëve, miq, shokë, kudo që më takoni të lutemi duhet që ta vazhdosh, mos na len kështu, bile edhe nga ata që kan votuar kundër beso se jemi penduar pse e kemi bë këtë”, deklaroi Fatmir Izairi kandidat për komunën e Zhelinës.

    Izairi gjithashtu vuri theksin se deri më tani në disa fshatra nuk janë ndërtuar rrugë por rrugica gjë të cilën komuna e Zhelinës para katër viteve kishte begatonizuar fshatrat, ujësjellsin, kishte hapur puse dhe kishte sjell rezervuare. Tani që rikandidon ai shprehu se punët që ngelën në gjysë do të vazhdohen nga komuna e Zhelinës./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Isa Boletini – Mohikani i Fundit

    Lajmi i rradhës

    Blerim Sejdiu: Të fitojmë që në raundin e parë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë