Izairi – Sejdiut: Projektet e mia janë faktike, ndërsa projektet e tua janë në Facebook

    Kandidati i BDI-së në komunën e Zhelinës, Fatmir Izairi në debatin për zgjedhjet lokale ka deklaruar se gjatë mandatit të tij janë realizuar 97 projekte. Nuk mund të mohosh, rrugë në Trebosh kam bërë, kanalizimin në Trebosh e kam bërë, gypat e ujësjellësit janë të lëshuar, por i papëfunduar. Në Zhelinë 101, 102, 103 rrugë të asfaltuara. Kanalizimi komplet, ujësjellësi komplet, rezervuari i ujit komplet. Ju e dini fort mirë atë projektin që duhet të përvetësosh në lidhje me kur ishte Samuel Zhbogar-unioni europian, është prononcuar Izairi.

    “Projektet e mia janë të shkruara, ndërsa projektet e tua janë në Facebook, vijat e bardha. Unë realizoj kanalizimin në Uzurmisht 5.8KM. I realizuar është, e dijnë. 5.8KM unë njëherë e promovova kur i morëm mjetet dhe njëherë kur e kryva kanalizimin. Ndërmarrja publike e ka obligim tëm mban. 20 herë promovon 10 metre kanalizim ose kyçjen e shkollës në kanalizim ekzistues. Do të thotë Fatmiri nuk i ka fjalë boshe, Fatmiri i bën. Qytetarët shumë mirë e dijnë. Nuk them askund atë që se kam bë”, ka deklaruar Izairi.

    Ai më tej i përmendi se ka realizuar në përgjithësi 50KM të ujësjellësit, 50KM kanalizim, 46 mijë metër begatona.

    “Nuk kam premtuar çudira, nuk kam premtuar se do bie 60 milionë euro. Nuk kam premtuar se do jap me koncension rrugët, pikërisht atë që thash se qytetarët e Debërcës çka do paguajnë koncension për të shku në shtëpi të vete ose nuk ka interes. Nuk kam premtuar zona fantome, iluzione turistike në Sallarevë. Kështu premtime nuk kam bërë. E imja ka qenë të merrem me çështje reale”, ka theksuar më tej Izairi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor?

    Lajmi i rradhës

    Ziberi i ASH-së: Papunësinë në RMV e ka zbutur Europa dhe jo udhëheqësit tanë, t’i ruajmë ata që kanë ngelur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë