Ziberi i ASH-së: Papunësinë në RMV e ka zbutur Europa dhe jo udhëheqësit tanë, t’i ruajmë ata që kanë ngelur

    Kandidati i ASH-së në komunën e Zhelinës, Mahir Ziberi në debatin për zgjedhjet lokale 2021 në TVM2 ka treguar motivet e kandidimit të tij në këto zgjedhje. Ai deklaroi se kur e vëren që vendi ku jeton çdo ditë e më shumë po zhytet, duhet dikush të ndërhyjë që ta shpëton vendin. Motivi më esencial që e ka nxitur është emigrimi; “t’i ruajmë ata që kanë ngelur këtu dhe mundësisht t’i motivojmë edhe ata të kthehen, ndoshta jo krejt, por aq sa do mundem”.

    “Ne vazhdojmë akoma të rrisim fëmijë për Europën. E ka zbutur papunësinë Hamburgu dhe Berlini, Europa. Ne nuk e kemi zbutur. Folëm për punësime në komunë. Le të ma thonë kandidatët që kanë qenë aty brenda, sa zyra ka komuna dhe sa punëtorë. Ata punëtorë duhet të sistemohen edhe duhet të shfrytëzohen, se aty ka njerëz të mirë, të shëndoshë, njerëz të shkolluar. Ne jemi një Zhelinë që jemi afër qytetit që kemi dy universitete edhe vazhdojmë të bëjmë politikë me kuadro të vjetër”, ka deklaruar Ziberi.

    Ai më tej shtoi se kemi një ekonomi në koma dhe programet janë boshe përderisa nuk ka njerëz. Motivi kryesor gjatë mandatit të ardhshëm është transparenca. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Izairi – Sejdiut: Projektet e mia janë faktike, ndërsa projektet e tua janë në Facebook

    Lajmi i rradhës

    Sejdiu: Në komunën e Zhelinës kemi bërë shumë punë, por asnjëherë nuk është mjaft

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë