Izet Zeqiri zgjidhet rektor i universitetit “Nënë Tereza” në Shkup

    Profesori universitar, Izet Zeqiri është zgjedhur rektor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Ai pason rektorin e deritanishëm, Aziz Pollozhani. Komisioni Universitar Zgjedhor në krye me kryetarin, prof.dr. Mustafa Ibrahimi konstatoi se kandidati i vetëm për rektor Izet Zeqiri mori 98 % të votave PËR, dhe u zgjodh Rektor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

    Profesori Izet Zeqiri është doktor shkence në ekonomi. Këtë shkallë të arsimit e ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës, në Kosovë. Nivelin e masterit e ka mbaruar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, kurse studimet baçellor po ashtu në shkenca ekonomike në Universitetin e Prishtinës në Kosovë.

    Ka të publikuara qindra publikime shkencore në fushën e ekonomisë dhe njëherit është edhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

    Lajmi Paraprak

    Sejdini: Nuk kemi mundësi të bëjmë asgjë më tepër se atë që kemi bërë për stadiumin e Tetovës

    Lajmi i rradhës

    Rexhep Qosja del sërish kundër politikave të Sali Berishës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë