Janë mbyllur tre restorante pasi pranuan mysafirë të pavaksinuar. Inspektorati i tregut në dhjetë ditët e kaluara, prej se në fuqi hyri masat e Qeverisë për ndalimin e personave të pavaksinuar të ulen kafene dhe bare, gjatë kontrollit në terren së bashku me Ministrinë për Punë ë Brendshme, mbylli tre objekte, ndërsa është ngritur edhe akuzë për kundërvajtje.
Mes objekteve të mbyllura është edhe një restorant dasmash ku gjatë kontrollit pothuajse asnjë nga mysafirët nuk ishte i vaksinuar.
“Kontrollet nëpër objektet hotelerike i bëjmë së bashku me policinë, pasi ne si Inspektimi i Tregut, nuk mund të kërkojmë identifikimin e mysafirëve. Ndërpremë një dasmë ku pothuajse asnjë nga të ftuarit nuk kishte certifikatë vaksinimi, ndërsa në Shkup mbyllëm një kafene në qendër të qytetit ku kishte të rinj të pavaksinuar”, thotë Aleksandra Koteli, zëdhënëse e Inspektoratit të Tregut.
Inspektorët thonë se kryesisht në objektet hotelierike respektohen masat e Qeverisë, kudo ka persona që iu kërkojnë mysafirëve certifikatë vaksinimi, por ka persona që tregojnë certifikata të personave tjerë, miqtë e tyre, dhe punonjësit në kafenetë nuk duhet t’i identifikojnë. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë policia thirret për ndihmë, e cila kryqëzon të dhënat nga dokumentet personale me certifikatat e vaksinimit.
Gjobat për mosrespektimin e masave të Qeverisë janë 250 euro për personat fizik që do të gjenden pa certifikatë vaksinimi, ndërsa deri në 30,000 euro për objektet hotelerike.
“Edhe në periudhën e ardhëshme, kontrollet dhe mbikëqyrjet nga Inspektorati Shtetëror i Tregut do të vazhdojnë me ritëm të intensifikuar në interes të shëndetit publik, me qëllim parandalimin dhe mbrojtjen e popullatës nga përhapja e virusit korona”, thonë nga Inspektorati i Tregut.