Operacion i madh Shqipëri-Spanjë kundër drogës, arrestohen 107 persona kryesisht shqiptarë

    Policia shqiptare dhe ajo spanjolle kanë realizuar një operacion të përbashkët kundër trafikimit të lëndëve narkotike, ku janë arrestuar 107 persona, pjesë më e madhe të cilëve shqiptarë, të dyshuar të përfshirë në krimin e organizuar në fushën e drogës.

    Gjatë këtij megaoperacioni u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25 000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68 760 euro etj.

    “Është goditur një grup kriminal, ku shumica e anëtarëve janë shqiptarë. Bëhet fjalë për operacionin e parë të Policisë Spanjolle kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Në këtë operacion, ka pasur një bashkëpunim mes policive spanjolle, gjermane, shqiptare dhe EUROPOL-it”, tha komisari i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare spanjolle, Rafael Perez./tch/

    Lajmi Paraprak

    Barcelona shpërblen Ansu Fatin me numrin 10-të

    Lajmi i rradhës

    Janë mbyllur tre kafene që pranuan persona të pavaksinuar si dhe është ndërprerë një dasmë në Shkup ku askush nuk ishte i vaksinuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë