Janë rritur çmimet e shërbimeve hotelierike në RMV

    Çmimet e shërbimeve hotelierike në mars në krahasim me shkurtin e këtij viti janë rritur për 0.5 për qind. Krahasuar me grupe të shërbimeve, është vërejtur rritje në grupet Ushqim për 0.2 për qind, Pije alkoolike për 0.2 për qind, Pije joalkooike për 0.1 për qind dhe Bujtje për 1.7 për qind.

    Siç publikoi ditë më parë Enti shtetëror i statistikës, në mars të këtij viti në krahasim me marsin e vitit të kaluar çmimet e shërbimeve hotelierike janë rritur për 12.3 për qind.

    Të dhënat e EShS tregojnë se në periudhën janar-mars të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, çmimet e sërbimeve hotelierike janë rritur për 14 për qind, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit 2022 për 0.9 për qind.

    Lajmi Paraprak

    “Standardi” në Dibër, ka marrë dritë jeshile për rritjen e çmimeve të shërbimeve

    Lajmi i rradhës

    Dy gjykatës kanë ikur nga Maqedonia për të punuar si shofer kamioni në Gjermani

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë