“Standardi” në Dibër, ka marrë dritë jeshile për rritjen e çmimeve të shërbimeve

    Ndërmarrja komunale publike “Standardi” në Dibër, ka marrë dritë jeshile për rritjen e çmimeve të shërbimeve. Rritja e çmimeve të shërbimeve për grumbullimin dhe mirëmbajtjen të higjienës publike dhe rritja e çmimeve për tarifat e ujit pritet të ndikojë pozitivisht në stabilizimin sado pak të situatës financiare të kësaj ndërmarrje.

    Kërkesat e ndërmarrjes komunale u votuan nga këshilltarët dhe tani në përputhje me vendimin të Komisionit rregullator në nivel shtetëror për një kubik ujë për të cilin deri tani qytetarët paguanin nga 17 denarë, ata do të paguajnë nga 19 denarë. Për subjektet juridike dhe firmat të ndryshme rritja e çmimit të ujit është nga 32 denarë për metër kub në 38 denarë në metër kub. Poashtu ka rritje të çmimit dhe këshilli ka vendosur që të përcaktohen edhe çmime të reja për shërbimin komunal-grumbullim dhe transportim të mbeturinave. Me këtë vendim për një metër katror, familjet do të paguajnë në vend 2 denar siç ishte deri tani 2.6 denarë.

    Në prezantimin të fakteve dhe shkaqeve për rritjen e çmimeve të shërbimeve komunale dhe furnizimit me ujë, drejtori i ndërmarrjes komunale Burim Kaba ka theksuar se rritja e çmimeve do të ndikojë shumë pozitivisht në përmirësimin e situatës financiare të ndërmarrjes. Ai shtoi se Dibra e cila furnizohet me ujin më të mirë në Maqedoninë e Veriut, paguan çmimin më të ulët të ujit. Çmimi nga 19 denar për metër kub është shumë i lirë në krahasim me të gjithë komunat të tjera në vend. “Mirëmbajtja e ujësjellësit Rosok-Dibër kushton shumë, por ofrojmë një çmim i cili është shumë i ulët edhe për shkak të standardit që kanë qytetarët”,, tha drejtori Kaba dhe shtoi se sa i takon rritjes të çmimit të grumbullimit të mbeturinave dhe vendosjen e tyre në deponinë e qytetit, ai është shumë i ulët në krahasim me angazhimin e njësisë për mirëmbajtjen e higjienës publike e cila në kontinuitet punon me humbje.

    Por, sipas tij edhe deponia e qytetit kërkon shumë mjete materiale për mirëmbajtjen e saj. Faktikisht rritja e çmimeve është shumë e ulët në krahasim me shërbimet që pranojnë dibranët nga ndërmarrja komunale e cila poashtu menaxhon edhe me furnizimin me ujë të ujësjellësit Rosok-Dibër

    Edhe pse ndërmarrja ka shumë borxhe për të paguar, dy vitet e fundit shlyhen edhe borxhet e vjetra. Është rritur edhe inkasimi si nga qytetarët ashtu edhe nga institucionet dhe format, gjë që më parë nuk ka qenë, thonë përfaqësuesit e ndërmarrjes komunale. Ata theksojnë se përkrahja e pushtetit vendor gjatë vitit 2022 ka qenë shumë e fuqishme për ndërmarrjen komunale meqë tani janë siguruar edhe automjete të reja për grumbullimin e mbeturinave, është siguruar një automjet special për pastrimin e kanalizimeve fekale, por njëkohësisht ndërmarrja komunale ka qenë e angazhuar edhe në ndërrimin e valvulave nga burimet të ujësjellësit në Rosok deri në Dibër.

    Drejtori Burim Kaba një theks të veçantë prezentoi edhe në lidhje me rritjen lineare që ka të bëjë me rrogat minimale në ndërmarrjes. Edhe në këtë drejtim, tha ai, tërësisht janë rregulluar kërkesat për rroga minimale. Pas paraqitjes të pandemisë Kovid 19 dhe mirëkuptimit ndaj institucioneve qendrore, punëtorët e ndërmarrjes komunale publike kanë sigurim shëndetësor edhe pse kanë borxhe ndaj fondeve për shëndetësi dhe sigurim pensional. Nga viti 2015, drejtoria e ndërmarrjes paguan borxhet për kontributet, por ka një gropë prej afro 10 vitesh borxhe të pa paguara nga e kaluara. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Tregtarët ankohen: Çmimi në tregun me shumicë, më i lartë se ai që duhet ta shesin me pakicë

    Lajmi i rradhës

    Janë rritur çmimet e shërbimeve hotelierike në RMV

    Lajme tjera

    Dobët me pagën minimale

    Qytetarët e Maqedonisë, sipas statistikave të publikuara nga Eurostat, marrin pagat minimale ndër më të ulëtat në rajon.…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë