Japonia do të ketë kryeministren e parë në histori – kush është Sanae Takaichi?

    Partia konservatore në pushtet në Japoni zgjodhi, Sanae Takaichin si lidere të re, duke bërë që 64-vjeçarja të bëhet kryeministrja e parë e Japonisë.

    Takaichi është një nga kandidatët më konservatorë që i përkasin krahut të djathtë të partisë. Ajo përballet me sfida të shumta, përfshirë bashkimin e partisë në pushtet, e cila ka pasur vështirësi pas disa viteve turbulente që u shoqëruan me skandale dhe konflikte të brendshme.

    Gjithashtu, ajo duhet të përballet me një ekonomi “të ngadalësuar” dhe familjet japoneze që po përballen me inflacion të lartë dhe pagat e qëndrueshme. Nëse konfirmohet, ajo do të duhet të menaxhojë edhe marrëdhëniet e vështira midis SHBA-së dhe Japonisë dhe të zbatojë marrëveshjen doganore me administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, të cilën e arriti qeveria e mëparshme.

    Muajin e kaluar, kryeministri Shigeru Ishiba, i cili ka qëndruar në detyrë pak më shumë se një vit, njoftoi se do të tërhiqet pas një serie humbjesh zgjedhore ku koalicioni në pushtet, Partia Liberal-Demokrate (LDP), humbi shumicën në të dyja dhomat e parlamentit, raporton bbc.

    Takaichi është një mbështetëse e gjatë e kryeministres së parë britanike, Margaret Thatcher. Ajo po afrohet gjithnjë e më shumë drejt realizimit të ambicies së saj për t’u bërë “Zonja e Hekurt”. Mediat raportojnë gjithashtu se ajo ka luajtur më parë në bateri në një grup muzikor dhe është një adhurues i muzikës “heavy metal”.

    Takaichi është një konservatore e fortë që prej kohësh kundërshton ligjet që lejojnë grave të mbajnë mbiemrat e tyre të vajzërisë pas martesës, duke thënë se kjo shkel traditën. Ajo gjithashtu është kundër martesave homoseksuale.

    Ajo është një vizitore e rregullt e tempullit të diskutueshëm Yasukuni, ku nderohen të rënët në luftërat japoneze, përfshirë disa kriminelë lufte të dënuar.

    Parlamenti pritet ta konfirmojë, megjithëse jo automatikisht si paraardhësit e saj, pasi partia në pushtet është në pozicion më të dobët pas humbjes së shumicës në të dyja dhomat.

    Takaichi mbështet rishikimin e kushtetutës pasluftës së Japonisë që ka natyrë pacifiste, për të njohur rolin e ushtrisë së saj në rritje. Gjatë këtij viti, ajo propozoi që Japonia mund të formojë një “aleancë të gjysmë sigurt” me Tajvanin, për të cilin Kina pretendon të drejtën.

    Lajmi Paraprak

    Çaji i nxehtë nuk shëron, mos e pini as kur është ftohtë, as me dhimbje fyti

    Lajmi i rradhës

    Izraeli dhe Hamasi drejt “paqes së qëndrueshme”?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë