Japonia ndihmon RMV-në me pajisje mjekësore me vlerë të 161 mijë eurove

    Japonia i ka dhurur autoriteteve shëndetësore dy aparate mjekësore me vlerë të 161.000 eurove. Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8-të Shtatori”–Shkup sot u mbajt ceremoni me rastin e mbylljes së dy projekteve në kuadër të Programit japonez për projekte të vogla gjegjësisht GGP.

    “Janë dy grante, me dy aparate të sofistikuara dhe precize, njëri është angeograf lëvizës, ndërsa tjetri është sistem vaskular me ultrazë që merr pjesë aktive në mjekimin dhe diagnostikimin e numrit të madh të pacientëve në të gjithë shtetin tonë”, tha mes tjerash Hristijan Kostov, drejtori i SPQ “8 Shtatori”.

    Ambasadori japonez, Hironori Savada tha se japonia që nga viti 1996 ka mbështetur Maqedoninë e Veriut vazhdimisht në sektorin e shëndetësisë, arsimit dhe mjdisit.

    “Mbështetja e deritanishme japoneze në total është 8,5 milionë euro për 171 GGP projekte. Në suaza të iniciativës për Ballkanin Perëndimorë, Japonia është fuqishëm e përkushtuar në mbështetjen e Maqedonisë”, tha ambasadori Savada.

    Në ceremoninë solemne ishte prezent edhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali./tv21/

    Lajmi Paraprak

    Shkupi solidarizohet me Kosovën për dhunën ndaj grave dhe vajzave të mitura!

    Lajmi i rradhës

    Pasojat e shiut të mbrëmshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë