Shkupi solidarizohet me Kosovën për dhunën ndaj grave dhe vajzave të mitura!

    Sot në Shkup me fillim nga ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu” do të organizohet “Protestë kundër dhunës ndaj vajzave të mitura dhe grave”, njofton Nistori.

    Protesta në Shkup vjen në shenjë mbështetjeje për aktivistët në Republikën e Kosovës, të cilët sot në Prishtinë po protestojnë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave të mitura, pasi opinioni në Kosovë ditë më parë është tronditur nga përdhunimi i vajzës 11-vjeçare nga 5 meshkuj.

    “Ne u bashkohemi vajzave dhe grave të Kosovës në thirrjen e tyre drejtuar institucioneve që të marrin masa të menjëhershme ndaj kriminelëve përgjegjës dhe të garantojnë mbrojtjen e vajzave dhe grave në të gjitha hapësirat publike. Dhuna ndaj një vajze, dhuna ndaj gruas është dhunë ndaj të gjitha vajzave dhe grave”, theksohet në thirrjen e aktivistëve civilë të cilët u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme në Shkup në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti me qytetarët e Kosovës.

    Protestuesit në Kosovë patën edhe tri kërkesa për institucionet.

    Ata kërkuan krijimin e mekanizmave efektiv për trajtimin me dinjitet për të mbijetuarat e dhunës seksuale, trajtimin e drejtë të rasteve të dhunës ndaj grave dhe dënime meritore për abuzuesit si dhe legalizimin dhe përdorimin e gazit irritues për vetëmbrojtje.

    Protestuesit ndërkohë janë duke vazhduar të qëndrojnë në oborrin e Qeverisë së Kosovës, ndërkaq kanë hedhur ngjyrë të kuqe në të gjitha insitutcionet e drejtësisë përfshirë edhe Kuvendin e Qeverinë e Kosovës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dy fjalë mbi përdhunimin e minorenes në Prishtinë

    Lajmi i rradhës

    Japonia ndihmon RMV-në me pajisje mjekësore me vlerë të 161 mijë eurove

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë