Tensionet në komunat në veri të Kosovës, sulmet ruse me dronë mbi Kiev, protesta e mësimdhënësve në Hungari për paga dhe kushte më të mira të punës, kriza ushqimore në Afganistan janë disa nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell imazhet më të veçanta.
Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërhyri për t’i shpërndarë protestuesit në Zveçan. Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.