Javë vendimtare për Aleancën për Shqiptarët!

    Aleanca për Shqiptarët ndodhet përpara një vendimi për të cilët duhet të vendos deri në fund të kësaj jave – nëse në zgjedhje do të bashkohet me bllokun opozitar shqiptar, nëse do të bashkëpunojë me BDI-në e Ahmetit ose të shkojë e vetme si parti.

    Në një intervistë në TV21, anëtari i kryesisë qendrore të kësaj partie Adnan Neziri, tha se ende po bisedohen për opsionet.

    “Do të ketë ende konsultime dhe në kuadër të Kryesisë qendrore do të merret vendimi në çfarë mënyre do të shkohet. A do të jetë ose jo edhe opsioni që të shkohet edhe vetë, a do të jenë tre opsione? Unë mendoj se do të jetë opsioni ‘vetë’ do të shohim për variantet tjera, nuk mund të flas si individ në kuadër të një organi, përfaqësues dhe vendimmarrës i Kuvendit qendror”, tha Adnan Neziri – anëtar i KQ të ASH.

    Tani për tani ASH ka vetëm një vendim të kryesisë partiake që në zgjedhje të dilet vetë, pa hyrë në koalicion parazgjedhor, por Taravari disa ditë më parë u shpreh se Kuvendi mund të sjellë vendim ndryshe. 

    “Do t’i shohim rrethanat. I dëgjojmë edhe rekomandimet, por në fund në Kuvend sillet vendimi definitiv. Mund të jetë i njëjti por mund të jetë edhe i ndryshëm, varësisht prej kuvendarëve”, pohoi Arben Taravari, kryetar i ASH (25.01.2023).

    Po sa ka shanse që ASH të ndahet në dysh, ca me Frontin Euorpian e ca me bllokun opozitar? Taravari për këtë ka thënë se gjithnjë ka pasur njerëz që kanë mendime ndryshe, por se do të respektohen vendimet e organeve partiake. Ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret deri në fund të kësaj jave.

    Lajmi Paraprak

    Kuvendi i RMV i përgjigjet ShGM-së për favorizimin e gazetarëve të huaj

    Lajmi i rradhës

    Kasami: Shpenzimet e komunës së Tetovës nuk kanë lidhje me mua

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë