Drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës, Artan Etemi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar opinionin publik për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë. Sipas tij, kjo dorëheqje vjen si akt moral, pas tragjedisë që ndodhi në spitalin modular në Tetovë, përcjell Nistori.
“Duke ndjerë dhimbjen e thellë nga tragjedia që ndodhi në qendrën modulare në Tetovë, si dhe duke qenë prezent vetë në vendin e ngjarjes, nga pamjet trishtuese që kam përjetuar duke nxjerrë edhe vetë me duart e mia kufomat e viktimave, në cilësinë e drejtorit ekonomik të Spitalit të Tetovës jap dorëheqjen time si një akt moral. Qëndroj besnik në parimin se organet hetuese dhe ekspertët e angazhuar ndërkombëtar do zbulojnë arsyen e vërtetë se si erdhi deri te tragjedia që ndodhi në qendrën modulare dhe që theu zemrat tona. Bashkëndjej dhimbjen me familjarët e viktimave”, shkruan Etemi. /Nistori/
Përndryshe nga tragjedia në spitalin modular në Tetovë mbetën të vdekur 14 persona dhe 12 të lënduar. /Nistori/