Çfarë thanë partitë politike në RMV në ditën e pestë të fushatës!

    Partitë politike dje kanë zhvilluar takimet e tyre me qytetarët e vendeve të ndryshme ku kanë prezantuar programet e tyre bashkë me kandidatët përkatës për kryetar komune. Përndryshe dje ishte dita e pestë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 njofton Nistori.

    Memishi: Në agjendën e BDI-së lexojmë për pastërti, por nga ana tjetër po ngulfatemi nga mbeturinat

    Kandidati i Lëvizjes Besa në komunën e Tearcës, Daut Memishi gjatë debatit “Gara për komunën e Tearcës”, ka folur për projektet që do t’i realizojë gjatë mandatit katër vjeçar nëse merr besimin nga populli. Memishi theksoi hapja e Njësisë rajonale të bujqësisë në këtë komunë do të jetë një nga premtimet e para që do të realizohet gjatë mandatit të tij, kërkesë që vjen nga nevoja e banorëve të kësaj komune.

    “Prioritetet tjera që i kemi në komunën e Tearcës është që t’i kushtojmë rëndësi të veçantë ekologjisë dhe pastërtisë vendit, pasi që vijmë nga një vend me keqardhje e themi, po ngulfatemi nga mbeturinat, pothuajse në çdo lagje e mos të flasim për deponitë e egra që ekzistojnë. Edhe për këtë do të kemi një qasje të veçantë, në bashkëpunim me të gjithë qytetarët, normalisht duke ndihmuar edhe ni si institucion-komuna çdo hapësirë të gjelbërojë dhe të jetë e pastër. Në agjendën e BDI-së shohim që flitet për pastërti, mirëpo është e kundërta e asaj që është në terren dhe që e shohim në çdo vendbanim”, ka deklaruar Memishi.

    Memishi ka folur edhe për mungesën e deponisë dhe funksionimin e rregullt. Ai thotë se kemi ardhur në një situatë sa që njerëzit nuk dijnë kah të lëvizin prej mbeturinave. Pas 20 vitesh BDI garon me agjendën e gjelbër dhe çdoherë i ka pastruar rrugët që të duket mirë para qytetarëve, mirëpo këtë herë çudi nuk e ka bërë një gjë të tillë. 

    “Më mirë për Tetovën” takohet me pensionistët: Kërkojnë transport publik falas

    Dje nisma “Më mirë për Tetovën” gjatë ditës së pestë të fushatës ka zhvilluar takim me pensionistë të qytetit dhe ka dëgjuar kërkesat e tyre.

    Rregullimi dhe modernizimi i kushteve për akomodim të pensionistëve në shtëpinë e pleqve në kuadër të shoqatës, rregullimi i pronësisë së qendrës së pensionistëve, transporti publik falas për pensionistët, si dhe zhvendosja e kontenjerëve të mbeturinave nga hyrja e shoqatës, kanë qenë disa nga kërkesat e tyre.

    Përplasje për shkollën në Leshnicë ndërmjet deputetes Dauti dhe kryetarit të komunës, Sejdiu (Dokument)

    Debati për ndërtimin e shkollës fillore në Leshnicë të Poshtme ka vazhduar ndërmjet deputetes së ASH-së, Ilire Dauti dhe kryetarit të komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu. Dauti ka publikuar dokumentacion për ndarjen e mjeteve në vlerë 3.000.000 denarë për shkollën “Luigj Gurakuqi”.

    Dauti ka përmendur dokumentacione se mjetet janë ndarë për këtë shkollë edhe atë si vijon:

    1. Dokumenti i parë është amandamenti me numër arkive, ku nga ana ime është kërkuar 18 500 000 denarë apo 300 000 € për ndërtimin e shkollës.
    2. Në dokumentin e dytë janë nënshkrimet që qëndrojnë në anën tjetër të fletës të dokumentit të parë.
    3. Me arsyetimin se nuk ka dokumentacion teknik për ndërtimin e shkollës u pajtuam fillimisht të ndahen 3 000 000 denarë për rregullimin e dokumentacionit teknik të shkollës e cila shumë edhe u miratua me shumicë votash në komisionin perkatës që pastaj të miratohet edhe pjesa tjetër e mjeteve.
    4. Dëshmi se amandamenti i ndryshuar ka kaluar në vlerë prej 3 000 000 denarë dhe se janë ndarë nga buxheti këto mjete është proces verbali nga zhvillimi i debatit në ditën që u votua amandamenti.

    Dauti i bën me dije edhe amandamentin për furnizimin me ujë të pijshëm në vlerë prej 5 000 000 denarë apo 80 mijë euro për fshatin Strimnicë.

    Mirëpo një gjë të tillë e ka demantuar kryetari aktual i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu duke deklaruar se nuk është e vërtetë që komuna e Zhelinës ka pranuar mjete financiare për ndërtimin e shkollës në Leshnicë.

    Sipas Sejdiut vlera prej 3 000 000 denarëve për ndërtimin e shkollës për të cilën pretendon deputetja Dauti janë vetëm kërkesë deri tek parlamenti i RMV-së, por kjo nuk nënkupton se kërkesa e deputetes është miratuar dhe se këto mjete nuk kanë arritur në arkën e komunës.

    Linku i shpalljes së Konkursit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për ndërtimin e objektit të shkollës së Leshnicës.

    Përndryshe nxënësit e shkollës fillore të Leshnicës nuk arritën të gëzojnë edhe këtë vit bankat e reja shkollore, por u detyruan të mësojnë në objektin me kushte jo elementare. Por kryetari Sejdiu u deklarua në Klan M se shkolla ka filluar të ndërtohet dhe se në periudhën e afërt kjo çështje do të zgjidhet.

    Thaçi: Do të hapim drejtori të veçantë për menaxhimin e qenve endacakë

    Bartësi i listës së PDSH-së në Tetovë Pajtim Thaçi bashkë me kandidatin për kryetar të Tetovës Sadi Bexhetin qëndruan në qendër të qytetit ku edhe folën mbi problemin që ka ky qytet me qentë endacak. Thaçi premtoi se me ardhjen në krye të Komunës problemi me qentë endacakë do të zgjidhjet.

     “Ne kur do ta marrim komunën do të hapim drejtori të veçantë për menaxhimin e qenve endacakë, ata qen do të merren dhe do të dërgohen në një vend të veçantë ku aty do të kenë përkujdesjen e duhur dhe nuk do të rrezikojnë jetën e qytetarëve”, tha Pajtim Thaçi – kandidat për Këshilltar në Komunën e Tetovës.

    Sela: Shqiptarët duan ndryshim, e ndryshim duan edhe simpatizantët e BDI-së

    Koalicioni Aleanca dhe Alternativa hapën shtabin zgjedhor në Shuto Orizarë. Të pranishëm ishin të dy liderët e partive, Sela dhe Gashi, të cilët shpalosën programin e koalicionit. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela mes tjerash, tha se BDI-në e ka kapur tmerri, sepse siç shtoi, shqiptarët duan ndryshim, e ndryshim duan edhe simpatizantët e BDI-së, tha Sela. Koalicioni Aleanca sonte po qëndrojnë në Kërçovë.

    “BDI-në e ka kap tmerri dhe janë nervoz sepse gjithandej e shohin nevojën për ndryshim tek sytë e të gjithë shqiptarëve edhe ata që deri dje kanë votuar BDI-në . ASH-ja dhe AAA është një shtëpi e madhe e cila i pranon të gjithë shqiptarët”, tha Ziadin Sela – kryetar i ASH-së.

    Ahmeti: Komuniteti rom të jetë i barabartë si gjithë të tjerët

    BDI fushatën parazgjedhore e vazhdoi në komunat Butel dhe Shuto Orizarë. Bartësja e listës së kandidatëve për këshilltar në Shuto Orizarë, Imrane Ramadani tha se  mbështetjen e qytetarëve e kërkojnë për të vazhduar realizimin e projekteve. Ndërkaq kreu i partisë, Ahmeti në fjalimin e tij ka thënë se dëshiron një fushatë me dinjitet dhe të drejtë. Karvani i fushatës së kësaj partie sonte do të qëndrojnë në Hasanbeg dhe Haraçinë.

     “Dhe komuniteti rom i nëpërkëmbur, i anashkaluar, i keqtrajtuar, duhet të jetë i barabartë dhe me dinjitet si gjithë të tjerët. Sepse edhe ju jeni kategori kushtetuese dhe të trajtuar në mënyrë të barabartë”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

    Zaev: Drejtimi është i qartë, kemi regjistrim të suksesshëm dhe anëtarësim në NATO

    Në këto vite ne kemi arritur të arrijmë suksese që për dekada ishin vetëm një qëllim i paarritshëm, ne vendosëm drejtimin dhe është e qartë: Ne po ecim përpara me më të mirët, ne po qëndrojmë në atë drejtimi për katër vjet në të cilin ne kemi detyrimin të transformojmë vendin për mirë dhe kjo po ndodh tani dhe këtu, para syve tanë, tha mbrëmë lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev në Veles, në promovimin e kandidati për kryetar komune dhe lista e këshilltarëve.

    Mickoski: Qytetarët të dalin në votime dhe të sjellin vendim për ndryshime

    Guxim është të luftosh për lumturinë e popullit tënd që ky vend të mos qarkullon në qarkore, 30 vjet në qarkore të mbyllur, por gjithashtu të mos lejojë poshtërimin e popullit, theksoi lideri i opozitës VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në tubimin e mbrëmshëm në Manastir.

    /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Memishi: Në agjendën e BDI-së lexojmë për pastërti, por nga ana tjetër po ngulfatemi nga mbeturinat

    Lajmi i rradhës

    Joshje parazgjedhore për 4 orë punë të premten!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë