Jotova: Bullgaria mund të vendosë veto ndaj Maqedonisë në çdo fazë, kanë shumë probleme për të zgjidhur

    Bullgaria mund të vërë veto ndaj Maqedonisë në çdo fazë të negociatave me BE-në, tha zëvendëspresidentja Iliana Jotova nga Zagrebi. Në Kroaci, ajo u takua me presidentin Zoran Milanoviç, me të cilin diskutuan për zonën Shengen.

    Jotova, siç raporton BNR, e njoftoi presidentin kroat për rezervën e Bullgarisë për të dhënë dritën jeshile për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas zv/presidentes bullgare, Bullgaria duhej t’i shpjegonte më qartë argumentet e saj historike.

    “Ato që vlejnë nga sot, më së shumti për bullgarët në Maqedoni dhe qëndrimi ndaj tyre. Duke marrë parasysh regjistrimin e popullsisë në Maqedoni dhe faktin se janë lëshuar 95 mijë dokumente zyrtare për shtetësi bullgare, një numër i vogël njerëzish kanë guxuar të regjistrohen si bullgarë”, tha Jotova.

    Sipas saj, Sofja dhe Shkupi kanë akoma shumë probleme për të zgjidhur.

    “Bullgaria mund të vendosë veton e saj në çdo fazë nëse kushtet e marrëveshjeve tona dhe Konferenca e parë Ndërqeveritare nuk përmbushen dhe nëse Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë e vitit 2017 rezulton të jetë asgjë më shumë se një tekst bosh. Shpresoj që të mos arrihet deri këtu dhe shpresoj që edhe kolegët tanë të RMV-së e kanë kuptuar se sa e vështirë ka qenë marrja e këtij vendimi dhe sa shpejt dhe e brishtë mund të tregohet”, tha Jotova.

    Kutojmë, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

    Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

    Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

    Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

    Lajmi Paraprak

    Sulme ndaj veprave të artit: Cilat janë pasojat?

    Lajmi i rradhës

    “Nuk na duhet edhe një PSP e dytë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë