“Nuk na duhet edhe një PSP e dytë”

    Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski në emisionin ClickPlus në TV21, tha se nuk kemi nevojë për një Prokurori të dytë Speciale Publike.

    “Shteti disponon paratë e qytetarëve, i shpenzon, ka fuqinë vendimmarrëse, aty mund të jetë korrupsioni. Korrupsioni nuk mund të jetë në opozitë”, tha Petrushevski.

    Ai shtoi se nëse ka ndonjë anëtar të VMRO-DPMNE-së të akuzuar për korrupsion, ai duhet të dënohet menjëherë.

    Petrushevski shtoi se ata besojnë në anëtarët e Antikorrupsionit sepse janë zgjedhur me konsensus, por jo në Prokurorinë Publike sepse personi i parë i PP-së ka qenë partiak.

    Lajmi Paraprak

    Jotova: Bullgaria mund të vendosë veto ndaj Maqedonisë në çdo fazë, kanë shumë probleme për të zgjidhur

    Lajmi i rradhës

    Deputetët votuan Risto Penovin për ministër të Vetëqeverisjes Lokale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë