Jovanovska: Fondi pensional është në gjendje stabile dhe nuk ka problem me qëndrueshmërinë e buxhetit

    Fondi pensional është në gjendje stabile, pensionet si edhe deri tani do të vazhdojnë me pagesë të rregullt dhe me kohë. Nuk ka kurrfarë problemi lidhur me qëndrueshmërinë e buxhetit të Fondit për sigurim pensional dhe invalidor, deklaroi drejtoresha e SPIM-së, Biljana Jovanovska në intervistën për Radio Evropa e Lirë.

    “Pensionistët mund të jenë tërësisht të qetë, Fondi pensional është në gjendje stabile, pensionet si edhe deri tani do të vazhdojnë me pagesë të rregullt dhe me kohë. Gjatë krizës me Kovid-19, Qeveria ka marrë vendim që pensionet t’i paguajmë madje edhe para kohe, ja edhe tani në fund të muajit do të paguhen pensionet e korrikut. Në pjesën e të ardhurave dhe shpenzimeve të planifikuara, gjithçka po zhvillohet ashtu siç është paraparë, siç është planifikuar”, thotë Jovanovska.

    Ajo potencon se në pesë muajt e parë të ardhurat e realizuara në krahasim me pesë muajt e parë të vitit 2020 janë më të mëdha për 6,5 për qind, ndërsa në pjesën e asaj që u planifikua për pesë muajt e parë – ka rritje për dy për qind.

    “Këto tregues tregojnë se Fondi pensional është stabil”, thotë Jovanovska dhe shton se në këtë moment, sipas të dhënave të Fondit, edhe numri i të siguruarve është rritur në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020.

    Në pyetjen se çka duhet qytetarët të bëjnë që të jenë të sigurtë se do të marrin vendim për pension, posaçërisht nëse mungojnë infromatata në Fond ose, megjithatë, nëse ndërmarrja nuk ka paguar kontribute për një periudhë të caktuar, Jovanovska në intervistë i këshillon qytetarët që stazhin e punës ta kontrollojnë jo në ditën kur e realizojnë të drejtën për pension, por këtë ta bëjnë derisa janë ende në marrëdhënie të punës.

    “Kjo mund të bëhet në njësitë rajonale të SPIM-së, por edhe në mënyrë elektronike në ueb faqen e Fondit ose përmes uslugi.gov.mk”, thotë drejtoresha e SPIM-së, Biljana Jovanovska në intervistë për Radio Evropa e Lirë.

    Lajmi Paraprak

    Shumë plazhe në Strugë pa roje shpëtimi

    Lajmi i rradhës

    Vulgaritet kryeministror

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë