Jugu gjerman i rrezikuar nga përmbytjet e shekullit

    100 litra shi për metër katror- Frikë nga përmbytjet në jug të Gjermanisë.

    Shi, shi dhe vetëm shi në Gjermani në javët e fundit. Por nga shirat e dendura dy ditët e fundit rrezikohet jugu gjerman. Nga rreziku i përmbytjeve janë të prekura dy lande, Bavaria dhe landi Baden-Vyrtemberg. Në këto lande është në fuqi shkalla më e lartë e alarmit, ndërkohë që disa qarqe gjermane në jug shpallën ndërkohë gjendjen e katastrofës.

    Në shumë rajone priten përmbytje, madje flitet për përmbytje të shekullit, sepse niveli i ujërave të lumenjve po rritet me shpejtësi. Në Mekenbeuern 1300 vetë duhet të largoheshin nga shtëpitë për shkak të rrezikut akut të përmbytjeve. Edhe në rajone të tjera janë evuakuuar banorët në jugun gjerman. Në Sigmarszell, qarkun Lindau natën e së shtunës ranë 100 litra për 1 metër katror. /DW/

    Lajmi Paraprak

    Punë në Gjermani – Dy ndryshime me interes nga 1 Qershori

    Lajmi i rradhës

    Këshillat më të mira nga njerëzit që humbën 10 kilogramë në një muaj!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë