LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

    Në seancën për Projektligjin e ri për Marrëdhënie Pune, përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale prezantuan para përfaqësuesve të Odës së Avokatëve, gjykatësve, prokurorëve publik, profesorëve, ekspertëve të së drejtës së punës, si dhe përfaqësuesve të Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Agjencisë për Punësim të Maqedonisë së Veriut, risitë kryesore në zgjidhjen e re ligjore të propozuar.

    Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska foli për rëndësinë e këtij debati publik dhe mundësinë për të dëgjuar mendimet e avokatëve dhe gjykatësve të cilët e zbatojnë ligjin, si dhe mendimin e ekspertëve, në drejtim të krijimit të një zgjidhjeje ligjore dhe zbatimit të saj të suksesshëm.

    “Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do të përmbajë dispozita të sakta dhe precize, dhe që nuk do të lërë hapësirë për interpretime të ndryshme të çështjeve të njëjta. Ne po sjellim një zgjidhje sistematike që do t’i përgjigjet nevojave të një shoqërie moderne”, deklaroi Trencevska.

    Pjesë e këtyre risive të projektligjit për marrëdhënie pune është edhe kohëzgjatja e kontratave me afat të caktuar, faktikisht nga 5 vitet e deritanishme do të shkurtohet në dy vite ndërsa rinovimi i tyre do të bëhet 3 herë brenda dy viteve.

    Ndryshime ka edhe në kontratat e përkohshme të caktuara në kryerjen e punëve sezonale, si dhe mundësia që punëdhënësi të paguajë kontributet e punonjësit sezonal për 12 muaj, me detyrimin se punëtori do të punojë edhe gjatë sezonit të ardhshëm tek i njëjti punëdhënës. Për sa i përket të drejtave dhe detyrimeve të marrëdhënies së punës, punëtorët me orar jo të plotë janë të barabartë me punëtorët me orar të plotë, duke përjashtuar këtu pagat dhe shtesat të cilat janë në përpjesëtim me orarin e punës së punëtorit. Si përgjigje ndaj nevojave që po lindin nga zhvillimi i teknologjisë dhe përvojave gjatë pandemisë, po futet edhe mundësia e punës në distancë.

    Në debatin publik për kontratat kolektive, vlefshmërinë e tyre, si dhe veprimet e Inspektoratit Shtetëror të Punës i cili si organ kontrollues, mbikëqyr zbatimin e rregullave ligjore. Të pranishmit në këtë debat publik e mirëpritën miratimin e ligjit të ri për marrëdhëniet e punës, i cili siç u theksua, prezanton institute të reja juridike të cilat nuk do të lënë boshllëqe dhe dilema ligjore në interpretimin dhe zbatimin e tij, dhe që në të njëjtën kohë ka përputhje me instrumentet ndërkombëtare. Debatet publike do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, si dhe para se të dorëzohet në Qeveri për miratim dhe të futet në procedurë parlamentare, do të debatohet edhe në Këshillin Ekonomik dhe Social. /koha/

    Lajmi Paraprak

    EKONOMIA BOTËRORE NUK ËSHTË NËN KONTROLLË | Kujdes me harxhimet

    Lajmi i rradhës

    Sa pacientë me fibrozë cistike në RMV janë në rrezik nga mungesa e terapisë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë