Ka apo jo “furgonë të verdhë” në Maqedoni?

    I pyetur nëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka të ashtuquajtur “furgonë të verdhë”, përmes të cilëve është e mundur ndjekja e komunikimeve, Drejtori i Agjencisë Tekniko-Operative (ATO) në “360 Gradë” në Alsat, thotë:

    “E para ai lloj i pajisjes është vështir për tu furnizuar. Është shumë e shtrenjtë dhe e sofistikuar. E dyta, nënkupton një numër të madh të personave të përfshirë në gjithë procesin. Nuk mund të paragjykojmë nëse një apo dy persona, me furgonë do të mund të arrijnë qasje deri tek sistemi dhe të ndjekin…të gjitha këto përralla që kohë pas kohe paraqiten në opinion, sigurisht që janë produkt i ndonjë fhutie në opinion që ndërlidhet me zhvillimet në të kaluarën. Jo vetëm këtu tek ne por edhe në rajon”, tha Angellovski.

    Digjitalizohet mënyra e marrjes së urdhrit për ndjekje të komunikimeve

    Mënyra për marrjen e urdhëresave për ndjekjen e komunikimeve bëhet digjitale, gjegjësisht urdhrat nuk do të përcjellën më në mënyrë të shkruar. Sistemi nuk është kyçur në rrjetin e internetit dhe është i mbrojtur nga keqpërdorimet.

    “Keqpërdorimet në këtë sistem janë të pamundura, sepse kjo ruhet në një hapësirë virtuale në ATO. Nuk ka mënyrë që diçka të ndryshoj brenda, të gjitha të dhënat janë të mbrojtura dhe nuk ka mundësi që dikush i paautorizuar të ketë qasje, dhe ajo që është më e rëndësishmja për ne në ATO, është se e gjithë kjo e rrit kontrollin”, tha Angellovski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Profesorë, ish-gazetarë dhe ish-zyrtarë në listën e bashkëpunëtorëve me Fondin për Inovacion

    Lajmi i rradhës

    Vetëm një grup i vogël i disa njerëzve mund t’i gjejnë dallimet brenda fotove në vetëm 8 sekonda

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë