Ka ndërruar jetë kryetari i komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen e papritur nga jeta të bashkë partiakut të tij dhe njëherësh kryetarit të Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievskit, përcjell Nistori.

    Përmes një mesazhi publik, Mickoski tha se e ka pritur me hidhërim të thellë lajmin për vdekjen e Ilievskit, duke e cilësuar atë si një njeri punëtor, të ndershëm dhe modest, i përkushtuar plotësisht ndaj qytetarëve dhe komunës që drejtonte.

    “Jovica ishte gjithmonë pranë njerëzve. I dëgjonte, i ndihmonte dhe luftonte për nevojat e tyre. Ai e kuptonte funksionin e tij si detyrim ndaj qytetarëve dhe e arsyetonte besimin e marrë me punë, prani dhe rezultate”, shkroi Mickoski.

    Kryeministri theksoi se besimi që qytetarët i dhanë Ilievskit për një mandat të dytë ishte dëshmi e përkushtimit të tij ndaj komunitetit, ndërsa e kujtoi atë edhe si një sportdashës të madh dhe njeri me energji pozitive, qasje të sinqertë dhe zemër të hapur.

    Duke iu drejtuar familjes, të afërmve dhe qytetarëve të Bërvenicës, Mickoski shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta për humbjen.

    Në fund të mesazhit, ai iu drejtua personalisht bashkëpartiakut të tij nga radhët e VMRO-DPMNE, duke shkruar:

    “Joco, në zgjedhjet e fundit fituam betejën më të rëndësishme për Bërvenicën tënde. Puna jote dhe kujtimi për ty nuk do të harrohen.”

    Vdekja e papritur e Jovica Ilievskit ka shkaktuar pikëllim të madh në Bërvenicë dhe në opinionin publik, ndërsa mesazhe ngushëllimi po vijnë nga figura të shumta politike, institucionale dhe qytetare.

    Lajmi Paraprak

    Fondi Pensional gjithnjë e më i varur nga buxheti i shtetit

    Lajmi i rradhës

    FORUM 26 | Letërsia shqipe fiton zë në “Forumi Ndërkombëtar i Autorëve”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë