Ka ndërruar jetë kryetari i LSM-së, Darko Dimovski

    Pas një sëmundjeje të pashërueshme që vuante prej një kohe shumë të shkurtër, ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare Darko Dimovski, kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

    Reklama

    “Kolegët, bashkëpunëtorët dhe punëtorët do ta kujtojnë si një luftëtar të madh për të drejtat e punës që la gjurmë të thella në lëvizjen sindikale dhe punëtore të Maqedonisë. Në emër të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së tij, shprehen nga LSM.

    Varrimi i të ndjerit Dimovski do të bëhet nesër në orën 13:00. Miq, kolegë, punëtorë dhe qytetarë do të mund të përshëndeten për herë të fundit dhe të shprehin ngushëllimet e tyre prej orës 12:00 në kapelën e varrezave të qytetit të Butelit.

    Lajmi Paraprak

    Gjermanët japin më së shumti bakshishe – kush janë më dorështrënguar?

    Lajmi i rradhës

    Taravari: Momenti i fundit për depolitizimin e UT-së, të zgjidhet Rektor apolitik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë