Kacarska kërkon që kuvendi të zgjedh gjykatës të rinj

    Foto: Telma

    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska sot tha se ky institucion aktualisht funksionon pa një të tretën e gjykatësve, ndërsa nga mesi i janarit pritet që edhe një gjykatës të largohet. Kacarkska thotë se Gjykata Kushtetuese do të mbetet me pesë nga gjithsej nëntë gjykatës. Ajo në konferencën e sotme për shtyp paralajmëroi në rast se nuk do të ketë gjykatës të rinj, do të shkaktohet mosbalancim mes sulmit eventual ndaj rendit kushtetues dhe mbrojtjes së të njëjtës nga ana e gjykatës.

    “Në emër të Kushtetutës dhe respektimit dhe mbrojtjen e saj pa kompromis, kërkoj dhe apeloj deri te Kuvendi që të zgjedhen gjykatës të rinj pasi në pyetje do ta sjellin legjitimitetin e vendimeve të ardhshme, gjithsesi edhe cilësinë, e posaçërisht besimin e qytetarëve në Gjykatën Kushtetuese, që do të thotë humbje të besimit në sistemin gjyqësor”, tha Kacarska.

    Lajmi Paraprak

    Kamerat kineze nga lista e zezë amerikane, përmes Serbisë në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Rasti “Monstra”, familjarët pretendojnë se kanë prova që dëshmojnë pafajsinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë