Rasti “Monstra”, familjarët pretendojnë se kanë prova që dëshmojnë pafajsinë

    Familjarët e të dënuarve në rastin “Monstra” pretendojnë në prova të reja të cilat sipas tyre do të zbardhin të vërtetën për këtë rast gjyqësor. Sipas Bedri Ajdarit, rasti “Monstra” kishte për qëllim të zbardhej, por pazaret politike që bëri ish kryeministri Zoran Zaev nuk lejuan të dalë e vërteta në shesh.

    “Jo që nuk mundi por nuk deshi. Bëri pazare me ish pushtetarët e regjimit të Gruevskit dhe u zvarrit rasti “Monsra”. Ky rast e ka pasur ndryshe epilogun por pazari i ndryshoi drejtimin dhe prapë njerëzit e pafajshëm mbetën në burg”, tha Bedri Ajdari, Familjar i të dënuarve.

    Ajdari shton se tani e tutje drejtësi do të kërkojnë në institucionet ndërkombëtare.

    “Nuk kemi kujt t’i drejtohemi. Këshilli Gjyqësorë këtu më nuk ka punë. Prandaj edhe i drejtohemi institucioneve relevante ndërkombëtare”, deklaroi Bedri Ajdari, Familjar i të dënuarve.

    Vendimi gjyqësor për rastin “Monstra” ndodhet në Gjykatën e Apelit. Rigjykimi për këtë rast nisi në shkurt të vitit 2018. Akuza u përfaqësua nga ish PSP-ja. Më 23 shkurt të vitit 2021 u dha vendimi gjyqësor, Alil Demiri dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq u dënuan me burg të përjetshëm si të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë më 12 prill 2012, pranë liqenit të Smillkovës në Shkup. Dy të akuzuarit e tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, Gjykata i dënoi me 15 dhe nëntë vjet burgim. Ish i dënuari Sami Luta u lirua nga akuza. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kacarska kërkon që kuvendi të zgjedh gjykatës të rinj

    Lajmi i rradhës

    Bernard-Henri Levi: Ç’po ndodh me aleancën ShBA-Europë, dhe cila është e ardhmja e Perëndimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë