Kacarska: Lëvizjet në BE më shumë në drejtim të asaj që kërkon Bullgaria

    Simonida Kacarska, nga Instituti për Politika Europiane, në emisionin  “360 gradë” në Alsat vlerëson se konstatimet e Konkluzioneve të Këshillit të BE-së janë se procesi i hapjes së negociatave ndërmjet vendit tonë dhe BE-së ka ngecur. Megjithatë, shtoi ajo, zhvillimi i lëvizjeve është më shumë në favor të palës bullgare.

    “Këto lëvizje mund të tregojnë disa lëvizje në periudhën e ardhshme, ndoshta më shumë drejt asaj që kërkon Bullgaria, por sigurisht që mbetet për t’u parë,” tha Kacarska.

    “Franca ka zgjedhje presidenciale përpara saj. Në këtë situatë, nuk besoj se ka vend për një angazhim më të madh përpara zgjedhjeve presidenciale. Mendoj se për këtë arsye samiti i paralajmëruar nga presidenti Makron është planifikuar për në fund të presidencës, pra diku në qershor. Gjithmonë ekziston mundësia për befasi, por mendoj se angazhimi, nëse ndodh, do të ishte në fund të presidencës”, tha Kacarska.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë mund të bëni për të zhvilluar inteligjencën e fëmijës suaj?

    Lajmi i rradhës

    Si të lani siç duhet pantallonat?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë