Kacarska: Si mundet që rasti i “Llaskarcës” ku pati viktima, të zgjasë me vite?

    Si mundet që rasti i “Llaskarcës” ku pati viktima, të zgjasë me vite?

    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska është mysafir në ClickPlus në TV21. Duke folur për gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut, ajo ndaloi te rasti i aksidentit tragjik të Llaskarcës. Përmendi se gjykatësi në këtë rast 9 herë ka shkruar urgjenca deri te personi i caktuar që ta kryejë ekspertizën – ta përfundojë punën, përcjell Nistori.

    “Sigurisht se ka situata të tilla ku disa raste qëllimisht zvarriten. Nuk mund të arsyetohemi se gjyqësori nuk është i ekipuar mjaftueshëm. Kur kapeni për një punë, të jeni gjykatës, duhet të përkushtoheni maksimalisht. Nuk është e lehtë të jeni në punë çdo ditë, të jeni në seancë gjyqësore 10 orë në ditë. Por, askush me forcë nuk ju detyron. Dashuri ndaj profesionit duhet të keni edhe pse është presion i vështirë. Nuk e di nëse ka ndikim politik apo pazar, kurse publiku thotë ashtu, por edhe vetë gjykatësit kontribuojnë për këto situata. Unë shumë herë ju kam thanë, si mundet një lëndë për aksidentin në Llaskarcë ku ka viktima, dhe ato familje presin drejtësi, ajo procedurë të zgjasë me vite. Dëgjoj nëpërmjet mediave arsyetime, për mu kjo nuk vlen, nuk do ta bëja këtë. Gjykatësi në atë rast 9 herë ka shkruar urgjenca deri te personi i ekspertizës që ta përfundojë ekspertizën. Të kujt janë ato 9 urgjenca? Ju keni mjet të fuqishëm në duar, e keni ligjin për procedurë penale, për mosveprimin e personave të ekspertizës ka dënime. Unë kisha lëndën “Treqind”, ku dënova personin e ekspertizës për mosveprim me 1000 euro, kurse personin juridik e dënova me 2000 euro. Mos vallë gjykatësi duhet ta lusë personin e ekspertizës që ta kryejë punën? Nuk pajtohem me këtë”, tha mes tjerash Kacarska.

    Pas Marrëveshjes së Prespës, radhën e ka kushtetutshmëria e Ligjit të gjuhëve – thotë Kacarska

    Disa vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, Gjykata Kushtetuese para disa ditësh ka sjell vendim për kushtetutshmërinë e të njëjtës. Kurse pas kësaj, radhën e ka vlerësimi i kushtetutshmërisë së Ligjit të gjuhëve – ka bërë të ditur kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

    “Për një lëndë të tillë si Marrëveshja e Prespës apo Ligji për gjuhët konsideroj se nuk është mirë të diskutojnë 5-6 gjykatës, por kur pamë se nuk ka mundësi të kompletohet Gjykata Kushtetuese, thash se nuk guxojmë ta zvarrisim aq shumë dhe tani jemi 7. Unë me propozimin tim e kam futur në seancë dhe të gjithë njëzëri u pajtuan. Prandaj tani është sjell vendim. Ka pasur seancë përgatitore për këto lëndë, u zhvillua shumë debat, i kemi shqyrtuar të gjitha lëndët… Jo vetëm që kanë qëndruar lëndët dhe as që është vepruar ndaj tyre. Shpresoj që gjatë muajit të ardhshëm do ta vendosim edhe Ligjin për gjuhët e pakicave” tha Kacarska.

    A do të kthehet Gruevski në Maqedoni si njeri i lirë? Kacarska: Ndryshimet në Kodin Penal nuk mund të zbatohen në tri lëndë ndaj tij

    Duke folur për ndryshimet në Kodin Penal, Kacarska tha se Nikolla Gruevski nuk përfiton nga këto ndryshime sepse në tri lëndë ku ai akuzohet, nuk përfshihen këto ndryshime.

    “Që të mund të jap një përgjigje të saktë dhe të qartë, duhet të kem para meje të gjitha rastet që po zhvillohen kundër Nikolla Gruevskit. Nuk e di sa raste ka ndaj tij, për cilat krime, cili është dënimi dhe me ndryshimet e reja në Kodin Penal. Kam pasur tri lëndë të PSP-së, Tank, Treqind dhe Transporter. Për këto tri raste kur ka përfunduar procedura nda tij dhe nuk mund të zbatohen ndryshimet që kanë ndodhur në Kodin Penal”, tha Kacarska.

    Kacarska ka një kërkesë për ndryshimet kushtetuese – ja çfarë kërkon të ndryshohet

    Kacarska tha se pret që gjatë hapjes së Kushtetutës, të vendoset edhe padia kushtetuese, e cila sipas saj është e rëndësishme për shtetin.

    “Prita që me hapjen e Kushtetutës, në Kushtetutë të vendoset edhe padia kushtetuese. Padia kushtetuese ka rëndësi të madhe për qytetarët, sepse u japim mundësi që t’i realizojnë të drejtat e tyre në shtetin amë, por edhe vetë shteti do të ketë benefit – një lëndë më pak të shkojë në gjykatën ndërkombëtare. Një aktvendim më pak – do të thotë shumë. Këtu është edhe imazhi i shtetit, që për mua është shumë me rëndësi”, tha Kacarska. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bizneset e Pollogut mund t’i shpëtojë terminali

    Lajmi i rradhës

    Sa ju dëmton lagështira në shtëpinë tuaj?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë