Kaloi 1 tetori, shkolla në Vizbeg ende askund!

    Ishte paraparë që më 1 tetor të lëshohet në përdorim, por ditët po rrjedhin dhe Shkolla Fillore në Vizbeg të Shkupit ende nuk është në shfrytëzim nga nxënësit. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në “10 Minuta” në TV21 akuzoi kryetarin e Butelit, Darko Kostovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së për zvarritjen e procedurave që i takojnë kësaj komune, përcjell Nistori.

    “Tash është i 11 dhe janë duke shkuar ditët. Çfarë ndodh? Shkolla e Vizbegut, çdo lloj procedurë që është për pranim të objektit, është dorëzuar nga ana e Ministrisë së Arsimit sepse është bërë verifikimi i objektit ndërtimor të shkollës Vizbeg në Komunën e Butelit. Fillimisht kemi pasur një diskutim me kryetarin e Butelit, Darko Kostovskit për çështjen e emrit, pasi unë si ministër do të doja të kishim një debat më të gjërë.

    Gazetari: A është vendosur emri?

    Po…

    Gazetari: Si është vendosur?

    Duhej të kishte një debat më të hapur nga ana e banorëve të cilët shumica janë shqiptar për të propozuar emra, të cilat Këshilli i Komunës së Butelit do t’i pranonte, por nga ana e Komunës kishte një rezistencë sa i takon emrit. Dhe për të mos i zvarritur procedurat, unë si ministër vendosa që shkolla fillore të quhet “Shkolla Fillore Vizbeg”, tha Shaqiri.

    Pas kësaj, siç bëri të ditur Shaqiri është hapur edhe çështja e emërimit të drejtorit dhe sipas tij, është formuar komision i cili tashmë do t’i udhëheqë këto procedura.

    Shaqiri gjithashtu kritikoi Kosotovskin edhe për mospërmbushjen e premtimit të paraparë me marrëveshje – asfaltimin e rrugës që shpie deri te shkolla Vizbeg.

    Sipas Jeton Shaqirit, i gjithë investimi në këtë shkollë është nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe komuna si institucion themelues, nuk ka marrë përsipër asnjë obligim, ndërkaq tani merret vetëm me çështjen e emrit dhe emërimit të drejtorit, që sipas tij, është politik.

    “Mos bëj politikë” – i thotë Shaqiri Kostovskit për emërimin e drejtorit të “Shkollës Fillore Vizbeg”

    Të vetmin obligim ligjor të paraparë me marrëveshje – asfaltimin e rrugës nuk e ka përmbushur, tani del dhe emëron drejtorin i cili duhet të propozohet nga këshilli i prindërve. Kësisoj, ministri i Arsimit dhe Shkencës, bëri thirrje deri te kryetari i Butelit, Darko Kostovski që mos të bëjë politik me shkollën fillore të Vizbegut.

    Shaqiri madje u sqarua edhe për çështjen e ujit dhe rrymës, tha se lëshimmi do të mbulojë kapacitet në shfrytëzim që është 1/4 e shkollës dhe se këtu nuk ka hapësirë për të ndodhur ndonjë fatkeqësi.

    “Është çështje ditësh. Nuk do të lejojmë që shkolla të lëshohet kur të dëshirojë ai (Darko Kostovski)”, tha Shaqiri në pyetjen se nëse është qëllimi që shkolla të lëshohet në shfrytëzim pak para zgjedhjeve për të mbledhur pikë politike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mendësia se “duhet me rreh fëmijën që të marrë vesh” është e pranishme kudo në RMV

    Lajmi i rradhës

    Debati i munguar për Kodin Penal dhe Ligjin e Faljes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë