“Kam humbur kartelat, nuk e di pagën” / Zyrtarët nuk duan të flasin për pagat e tyre

    Përderisa mantel bardhet shprehin revoltë për rritje minimale të pagave, funksionarët i gëzohen një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që shfuqizoi një nen për rritje enorme të pagave të tyre. Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, në përpjekje për të shmangur deklarimin e pagës së marrë me rritje, tha se ka humbur kartelat bankare dhe nuk e di sa paguhet. Por, gazetaret propozuan t’i hapin fondacion?

    Në krahasim me rritjen e pagës minimale që tani është pak mbi 20 mijë denarë, del që rritja mujore e pagës minimale prej 2 mijë denarëve është e barabartë me rritjen ditore të pagës së funksionarëve. Derisa Kuvendi nuk miraton ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Paga, i cili do të rregullonte të gjitha çështjet e pagesave të niveluara, mbi 1 mijë funksionarë do të vazhdojnë të marrin paga me rritje prej 78%, ose nga krerët e shteti 70 mijë denarë, ministrat nga 60 mijë më shumë dhe të tjerët mbi 40 mijë.

    “Kartelat e mia bankare më kanë humbur në Bruksel, nuk i kam me vete. A duhet t’ju hapim fondacion? Jo, nuk ka nevojë! Gjykata Kushtetuese solli vendim dhe ato nuk komentohen, ashtu është sipas ligjit. Ne duhet të punojmë për paga dhe jo jenë të motivuar në një mënyrë tjetër të përfitohen të hyra personale. Unë punoj me nderë për pagë dhe jeni dëshmitarë për donacionet që i bëj për 5 vite, asnjë mëditje që e kam marr ligjërisht nuk ka përfunduar në buxhetin tim, por janë dhuruar për qëllime të ndryshme të mira”, deklaroi Lupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Maqedoni, sot fillon projekti i financuar nga BE-ja për reforma në pylltari

    Lajmi i rradhës

    Kërkohet dorëheqja e të gjithë anëtarëve në Këshillin gjyqësor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë